02/12/2013 14:27:30
Zaganjori 'Prokuroria te hetoje'
Permendja e emrit tim eshte mashtrim i hapur
TIRANE- Kryetari i Gjykatės sė Lartė, Xhezair Zaganjori, e cilėsoi mashtrim pėrmendjen e emrit tė tij nė videon e publikuar nga emisioni Fiks Fare, ndėrsa kėrkoi qė Prokuroria tė kryej njė hetim tė plotė pėr rastin nė fjalė. Gjatė njė konferencė shtyp, ditėn e hėnė Kreu i Gjykatės sė Lartė mohoi ēdo njohje me personat qė i pėrmendėn emrin nė njė nga video-pėrgjimet e publikuara nė emisionin investigativ Fiks-Fare.
"Rasti nė fjalė ėshtė njė mashtrim ekstremist i trashė, prokuroria tė zhvilloi njė hetim tė plotė dhe tė shpejtė. I mirėpres Kritikat dhe jam i hapur pėr sygjerime nė luftėn e medias pėr tė zbardhur korrupsionin nė drejtėsi pėr tė cilin pohoi qė ka. Por siē jam i sigurtė qė ka korrupsion nė Drejtėsi, jam po aq i sigurtė se po tė pėrgjohen tė gjitha tavolinat nė kafenet pranė gjykatave, aty mund tė pėrmenden dhe kryetarė shtetesh tė tė gjithė botės", theksoi Zaganjori.
Spas tij, nė rastin konkret mashtrimi ėshtė ekstremist i trashė. "Sė pari, unė jam kryetari i Gjykatės sė Lartė, kur marr pjesė nė gjykim, e unė drejtoj vetėm kolegjin. Kam marrė shumė pak pjesė nė gjykimet civile, pėr shkak tė angazhimeve qė kam pasur, dhe nuk kam gjykuar absolutisht asnjė ēėshtje penale. Ėshtė mashtrim i pastėr komplet", theksoi Zaganjori, ndėrsa shtoi se pėr rastin nė fjalė vendimi i gjykatės ėshtė pėr mospranim tė ēėshtjes, duke e hedhur poshtė edhe pretendimin e personave nė video.
Personat nė video, siguroi ai, absolutisht qė nuk i njoh. Kam ushtruar profesionin e pedagogut, dhe mė pėrshėndesin njerėz gjithandej, por jua them me sinqeritetin mė tė madh, kėta persona nuk i njoh. Mund tė verifikohet me telefona, kontakte, kudo. Nuk kam qenė nė trupin gjykues dhe nuk kam tė drejtė tė influencoj nė vendimet e trupit gjykues. Unė nuk planifikoj gjykimet, kam vetėm njė urdhėr pėr gjykimin me procedurė tė pėrshpejtuar tė ēėshtjeve", deklaroi kryetari i Gjykatės sė Lartė.
Zaganjori, po ashtu i paraqiti mediave edhe vendimin e gjykatės sė Lartė lidhur me ēėshtjen nė fjalė. Kryetari i Gjykatės sė Lartė vlerėson pėrpjekjet e medias pėr tė luftuar korrupsionin nė Drejtėsi, dhe i kėrkoi Prokurorisė hetimin e plotė tė ēėshtjes nė fjalė. Sipas tij, "korrupsioni nė fushėn e drejtėsisė ėshtė forma mė e shėmtuar e korrupsionit sepse jepet padrejtėsi nė emėr tė drejtėsisė. Kemi njė kuadėr ligjor, janė marrė edhe masa por mendoj se janė tė pamjaftueshme"
Nė pėrfundim Zaganjori u bėri apel qytetarėve qė tė denoncojnė ēdo rast korrupsioni nė sistemin e drejtėsisė, dhe i siguroi ata se ēdo pretendim do tė verifikohet.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter
HermesNews-©2013