Video

02/12/2013 14:00:24

671 raste me Hiv ne Shqiperi

Njerezit kane frike te diagnostifikohen





TIRANE- Nė Shqipėri, 671 persona janė tė diagnostikuar si mbartės tė virusit Hiv Aids. Ndėrkohė gjatė vitit 2013 rezultojnė se janė diagnostikuar 96 raste tė reja. Por specialistėt e shėndetit shprehen se ėshtė shqetėsuese fakti se njerzit ngurojnė tė diagnostikohen.

Nė kuadrin e Ditės Botėrore tė Ndėrgjegjėsimit Kundėr HIV/AIDS, Ministria e Shėndetėsisė, Instituti i Shėndetit Publik dhe Programi UNAIDS nė Shqipėri organizuan njė konferencė pėr shtyp, ku Ministri i Shėndetėsisė, Ilir Beqaj deklaroi se "njerėzit kanė shumė frikė tė shkojnė pėr tė bėrė testet, dhe prandaj, simptomat e kėsaj tė keqeje nuk arrijnė tė diagnostikohen nė fazat e hershme".

"Gjithashtu, studimet tregojnė se njė pjesė e konsiderueshme e njerėzve qė jetojnė me HIV, nuk e dinė diēka tė tillė. Pra, nė qoftė se diagnostikohet nė fazat e hershme dhe trajtohet me mjetet e duhura, dikush me HIV mund tė jetojė po aq gjatė sa edhe dikush pa tė. Por shpesh, stigma dhe mitet apo stereotipitė e pengojnė diēka tė tillė", u shpreh ministri.

Nė vendin tonė, ndonėse tė dhėnat aktuale tregojnė se nuk ka ndonjė epidemi tė gjeneralizuar apo tė pėrqėndruar tė HIV/AIDS-it, duke mbetur ende njė vend me prevalencė tė ulėt tė kėtij infeksioni, vihet re njė tendencė nė rritje e numrit tė rasteve tė reja nė vitet e fundit.

Ministri Beqaj tha se "nga 96 rastet e reja tė diagnostikuara gjatė vitit 2013, 53 prej tyre janė diagnostikuar nė stadin AIDS. Njė pjesė e kėtyre pacientėve mund tė kenė qenė tė infektuar prej vitesh pa shfaqur simptoma. Pėr pasojė, kėta persona mund tė kenė infektuar, pa e ditur, edhe partneret e tyre gjatė njė periudhe kohe relativisht tė gjatė. Efekti i mundshėm shumėfishues i kėsaj situate, po tė kemi parasysh se secili prej kėtyre personave mund tė ketė pasur disa partnerė, ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe hedh dritė mbi nevojėn e ngutshme pėr ta diagnostikuar infeksionin qysh nė fazat e hershme tė tij".

Sipas ministrit, ajo qė duhet bėrė mė shumė nė kėtė drejtim ėshtė kėmbėngulja, pėr tė bėrė ēdo pėrpjekje tė mundshme pėr edukimin dhe rritjen e shkallės sė ndėrgjegjėsimit, dhe pėr tė pėrkrahur ēfarėdolloj nisme tjetėr qė shėrben pėr tė luftuar diskriminimin kundėr HIV, kudo ku ne ndeshemi me tė.

Pėrfaqsuesja e pėrheshmė e Kombeve tė Bashkuara, Zineb Touimi Benjelloum vlersoi punėn e bėrė deri mė tani nga shoqėria shqiptare pėr integrimin e personave me Hiv Aids. Ajo tha se “OKB ofronė mbėshtetje pėr qeverinė shqiptare pėr tė trajtuar kėto ēėshtje problematike dhe pėr tė ēuar pėrpara punėn e saj nė parandalimin, trajtimin dhe kujdesin e personave qė jetojnė me Hiv. Ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se shoqėria shqiptare ka ndėrmarrė hapa pozitiv, nė drejtim tė intregimit tė njerzve qė jetojnė me Hiv Brenda komunitetit tė tyre duke treguar dashuri dhe pėrfshirje. Fėmijėt po shkojnė nė shkollė, profesionistet nuk I kanė humbur punėt dhe familjet mbėshtesin njėri –tjetrin”, tha Benjelloum, e cila shtoi se tė gjithė duhet tė bėjmė pėrpjekje qė shoqėria tė pranojė sjellje tė tilla.

Drejtori i Institutit tė shėndetit Publik, Arjan Bregu garantoi intensifikimin dhe pėrpjekjen pėr sensibilizimin ndaj HIV AIDS. Njė sėmundje lehtėsisht tė parandalueshme por fatkeqėsisht ende tė pashėrueshme. Aktualisht nė Shqipėri, prej 2004 deri nė 2013, trajtohen me terapi 312 persona, ku mes tyre 292 tė rritur dhe 20 fėmijė.

Preparatet antiretrovirale tė linjes sė parė tė mjekimit sigurohen falas nga njė fond i posaēėm i Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe prokurohen pėrmes UNICEF-it. Qė prej vitit 2008, projekti i Fondit Global ka siguruar blerjen e preparateve ARV tė linjės sė dytė. Ndėrkohė, mjekimi me ARV u ofrohet falas personave qė jetojnė me HIV/AIDS nė Shqipėri qė prej vitit 2004.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013