Video

02/12/2013 13:42:47

Operacioni 'Fund Marrezise

Nisin hetimet per 4 persona ne Fier





TIRANE- Strukturat e Krimit Ekonomik nė Drejtorinė e Policisė sė qarkut Fier, nė kuadėr tė operacionit policor "Fund Marrezise" pėr goditjen e biznesit tė paligjshėm tė lojrave tė fatit dhe basteve sportive, ka proceduar sot penalisht 4 shtetas nga rrethi i Lushnjes.

"Policia ka proceduar sot penalisht 25 vjecarin E.Prifti dhe 46 vjecarin S.Sota, me banim nė Toshkėz, Lushnje, si dhe 26 vjecarin A.Sulla dhe J.Bano nga Lushnja, nėn akuzėn e organizimit tė llotarive tė palejuara dhe vėnien nė dispozicion tė lokaleve pėr lojrat e fatit", tha zėdhėnėsja e policisė, Enkeleda Allkanjari.

Sipas burimeve policore, gjatė kontrollit tė ushtruar nė ambjentet e lokaleve tė shtetasve tė sipėrpėrmėndur, policia gjeti dhe sekuestroi nė cilėsinė e provės materiale 4 pika llotarie e baste sportive tė kompanive "Top Bast" e "Interbast" tė palicencuara, si dhe 6 aparatura tė lojrave tė fatit pa mbishkrime mbi to. Allkanjari tha se policia do tė vazhdoje aksionin pėr goditjen e aktiviteti tė jashtėligjshėm tė lojrave tė fatit deri nė eleminimin e plotė tė fenomenit.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013