Video
01/12/2013 06:14:54
Nga funerali ne rruge te madhe
Kthenen ne shtepi, gjejne tjeter person te panjohur
SHBA- Nje familje nga Ohio eshte perballur me nje surprize te pakendshme pas rrikthimt ne shtepi nga nje vizite jashte qytezes se tyre tek vdekja e nje te afermi. Ata kane gjetur dike tjeter ne shtepine e tyre. Ngjarja tashme eshte kthyer ne kalvar ne gjykate, duke bere qe burri qe ndodhet ne shtepi, te tregoje dokumentet se tashme ai eshte pronari i ligjshem i shtepise.
Robert Carr shkon ne shtepine qe ndodhej e zene per 21 vjet. Ndryshon celesat dhe e zbraz ate nga te gjitha. Kur familja qe jetonte atje u perball me te, ai u tregon atyre dokumentet e firmosura nga vendimi i gjykates. Sipas vendimit, |familja e ka braktisur shtepine duke e lene ate ta marre kush te doje.
Carr nuk ka ndermend te paguaje asgje per te mbajtur shtepine. Kur ti e braktis nje shtepi dhe nuk do te besh asgje me te, dikush vjen, e merr dhe kujdeset. Une kam nje grup me njerez te cilet kane thene se shtepia eshte bosh. Nese eshte bosh, une nderroj celesat dhe e bej timen. Gjithekush mund ta beje, ka thene ai.
Familja nga Springfielt e cila nuk ka dashur te identifikohet, thekson se ndihet shume e dhunuar. Une jam shume e tronditur, sepse nuk e dija qe dikush do te ishte ketu, ka thene pronarja e shtepise. FBI-ja eshte informuar mbi ceshtjen ne fjale, por nuk ka dashur e komentoje dicka specifike. Ata do te vijne te gjithe si grup per te mesuar rregullat dhe cjane ligjet. Familja ne Springdale e ka quajtur ceshtjen ne gjykate si tmerr. Po behet teper e veshtire, shton pronarja e shtepise.