Video

29/11/2013 09:31:34

Gjirokastėr, sekuestrohen 268 pako me marijuanė

Tjetėr operacion nė afėrsi tė Lazaratit







GJIROKASTER - Nė vijim tė operacioneve tė njėpasnjėshme antidrogė tė koduara, tė zhvilluara nga ana e Sektorit kundėr narkotikėve nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr (foto) pėr goditjen e trafikut tė mariaunės tė dalė nga fshati Lazarat, ku gjatė operacioneve tė dy muajve tė fundit janė sekuestruar rreth 1.5 tonė mariuanė, rreth orės 01.30 tė mėngjesit tė sotėm ėshtė zhvilluar njė tjetėr operacion antidrogė i koduar Kamoflimi, nga Specialistėt e Sektorit Kundėr Narkotikėve nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr ”dhe konkretisht:

Agjentėt e antidrogės si rezulatat i punės njė javore, kanė finalizuar me sukses operacionin e Koduar "Kamoflimi", ku rreth orės 01.30 tė mėngjezit kanė marrė informacion nė rrugė operative se ishte nisur nga fshati Lazarat, automjeti kamjoncinė Iveko qė mbahej nėn vezhgim prej njė jave, e cila transportonte njė sasi tė madhe lėnde narkotike Mariuanė nė drejtim tė Vlorės.

Specialistėt dhe Agjentėt e Sektorit Kundėr Narkotikėve nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr kanė ngritur shėrbime nė aksin rrugor Kordhocė - Gjirokastėr.

Nė momentin qė automjeti ka zbritur nė rrugėn nacionale Kordhocė -Gjirokastėr, Specialistėt e Sektorit Kundėr Narkotikėve janė vėnė nė ndjekje tė Kamjoncines.

Nė dalje tė qytetit Gjirokastėr, nė afėrsi tė Viroit, Specialistėt e Sektorit Kundėr Narkotikėve nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr kanė ndėrhyrė duke bėrė bllokimin e kamjoncinės dhe tė drejtuesit tė saj duke i shoqėruar nė ambjentet e drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Gjirokastėr pėr kontroll tė imtėsishėm tė automjetit dhe konkretisht.

Automjetit Kamjoncinė Iveko e mbyllur me targa AA 928 AZ, qė drejtohej nga shtetasi EDUARD SAKO, i datėlindjes 1967, lindur dhe banues nė VLORĖ.

Specialistėt e Sektorit Kundėr narkotikėve si dhe grupi hetimor gjatė kontrollit tė imtėsishėm tė automjetit kane konstatuaer se:

• Nė pjesėn ballore tė karrocerisė nė pjesėn e brendėshme tė saj ishte krijuar njė dhomė e fshehtė , ku sipėr saj ishte riveshur me tapiceri tė re prej druri, ku brenda saj kishte pako tė shumta me lėndė narkotike.

• Gjatė kontrollit rezultoi se nė dhomėn e fshehtė kishte 286 pako tė mbėshtjella me letėr natriban transparent, me peshė 2.4 kilogramė secila, ku brenda tyre kishtė lėndė narkotike Mariuanė tė presuar .

• Gjithashtu nė brendėsi tė dhomės sė fshehtė u gjetėn edhe 7 pako me peshė 1.8 kilogramė secila .

• Pesha e pėrgjithėshme e Mariuanės qė u gjet nė Kamjoncinė, ishte 699 kilogramė Mariuanė e presuar.

Nė pėrfundim tė veprimeve tė para hetimore, tė kryera nga specialistėt e Antidrogės, rezultoi se destinacioni pėrfundimtar i drogės ishte shteti italian.

Materialet do t’i kalojnė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Gjirokastėr pėr veprime tė mėtejshme pėr veprėn penale tė “Prodhim dhe shitje tė lėndėve narkotike“. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Komunikatė pėr shtyp