Video

28/11/2013 18:43:17

Vendimi pėr tė rritur kreditimin

Ulet me 0,25 pėr qind norma bazė e interesit pėr lekun






TIRANE - Banka Qendrore e Shqipėrisė uli me 0,25 pėr qind normėn bazė tė interesit per lekun nė pėrpjekje pėr tė nxitur kreditimin mė tė madh tė ekonomisė dhe pėr tė kthyer konsumin nė ritmet e mėparshme. Guvernatori i BSH-se, Ardian Fullani, u shpreh gjate konferences per shtyp, se me kėtė ulje tė re, norma bazė e interesit zbriti nė 3,25 pėr qind, dhe se kjo masė u mor qė edhe bankat e tjera tė ulin interesat e kreditimit ndaj qytetarėve dhe bizneseve, nė mėnyrė qė tė nxitet ekonomia nė tėrėsi.

Duke ulur normėn bazė tė interesit, Banka Qendrore synon qė tė stimulojė qarkullimin e parasė nga bankat. Por deri tani reagimi i bankave te nivelit te dyte, sa here jane bere ulje ose ngritje te normave te interesit nga Banka Qendrore, kane reflektuar ngadale.

Ardian Civici analist i politikave ekonomike vlerson se, ulja e normes baze te lekut kohėt e fundit ėshtė reflektuar lehtė nė disa lloje kredish, dhe vecanrisht ne borxhin e brendshm te qeverise, por jo ne rritjen e kreditimit te favorizuar nga interesa te ulta.

Sipas tij, kjo ndodh pėr arsye se, kreditė e kėqija kanė arritur nė rreth 25 pėr qind tė totalit tė kredisė sė dhėnė dhe ky ėshtė argumenti i parė pse bankat nuk po stimulojnė kredinė edhe pse Banka e Shqipėrisė po aplikon politika lehtėsuese. Sė dyti, nenvizon Civici, kriza financiare ėshtė ende prezent dhe bankat nuk janė shumė tė sigurta pėr pritshmėritė dhe kohe zgjatjen e saj.

Ndersa nje pjese e bizneseve kėrkojnė kredi vetėm pėr tė shlyer borxhe ose pėr tė dhėnė pagat dhe jo pėr investime tė reja."Banka e Shqipėrisė pas vitit 2008 ka aplikuar rregullore tė ashpra ndaj bankave pėr dhėnien e kredive, tė cilat mė pas kanė patur efekt shtrėngues nė dhėnien e tyre"-thote Civici duke shprehur bindjen per politika me agresive nga ana e BSH, ne drejtim te vendimarrjes se politikes monetare. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013