Video

28/11/2013 13:18:22

Lirohen tre motrat e mbajtura peng

Abuzohen nga nena dhe njerku i tyre per 2 vjet





SHBA- Kane jetuar per dy vjet si te burgosura ne shtepine e tyre pa arritur madje as te lahen. Shpesh jane detyruar t’u binden dhunes fizike dhe seksuale. Kjo eshte historia e tre motrave adoleshente ne Tucson ne Arizona, te liruara nga policia pas kerkeses per ndihme te mberritur nga nje shtepi fqinje.

Vajzat, 12, 13 dhe 17 vjecare, ishin te denuara nga njerku, Fernando Richter, 34 vjec si dhe nena e tyre Sophia Ritcher, 32 vjec. Te dy duhet te pergjigjen para gjykates me akuzen e abuzimit dhe te rrembimit. Me te renda jane akuzat ndaj njerkut, mbi te cilin rendon edhe akuza e abuzimit seksual. Vajzat kane arritur te tentojne te arratisen nga shtepia, edhe pas jane diktuar nga njerku i tyre, i cili i ka ndjekur me thike ne dore duke i kercenuar se do t’i therre nese ato nuk kthehen. Vajzat me te medha duket se ia kane mbathur dhe jane fshehur ne shtepine e njeri prej fqinjve te tyre per t’i shpetuar dhunes nga njerku.

Kur zyrtaret e policise kane nderhyre per te kontrolluar vendin ku eshte bere denoncimi, kane zbuluar edhe vajzen e trete te lidhur ne dhomen e saj. Vajzat ishin te papastra, ndersa agjente te tjere kane theksuar se ato nuk ishin lejuar te lahen per disa muaj rrjesht. “Jane mbajtur ne kushte jetese kafsherore dhe nuk kishin dale jashte per thuajse dy vjet”, ka thene per median Mike Gilloly, njeri nga zyrtaret e policise se Tucson. Vajzat ishin vene nen vezhgim 24 oresh nepermjet nje sistemi alarmi, ndersa dhomat e tyre ishin thuajse te izoluara nga zeri. “Te gjitha levizjet ishin te kontrolluara”, ka shtuar shefi i policise Roberto Villasenor.

Te treja motrat jane larguar nga shtepia e tyre duke u cuar ne nje shtepi qe kujdest per te miturit. Hetuesit jane duke vezhguar me kujdes gjithcka eshte gjetur ne shtepi, duke perfshire nje ditar sekret te mbajtur nga motra me e madhe.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza