Video

27/11/2013 09:25:14

Fillojnė reshjet e deborės

Pėrmbledhje e lajmeve mbi situatėn e dėborės






(12:00) Reshjet e dėborės qė kanė pėrfshirė qarkun e Dibrės kanė krijuar problemet e para ne keto dite te ftohta. Probleme jane krijuar sidomos me nderprerjen e energjise elektrike ne disa komuna te zones se Burrelit.


(10:15)
LIBRAZHD - Reshjet e dėborės kanė vėshtirėsuar qarkullimin e mjeteve nė zonat malore tė qarkut tė Elbasanit. Mustafa Arapi, shefi i emergjencave civile nė Prefekturėn e qarkut, tha se "dėbora qe ka arritur nė rreth 15 centimetra, ka vėshtirėsuar qarkullimin nė akset rrugore Librazhd - Stėblevė, si dhe Prrenjas - Qafė Thanė".

Nė kėto akse janė dislokuar mjetet e firmave private dhe borėpastrueset pėr tė bėrė tė mundur qarkullimin e mjeteve. Deri nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm ka pasur vėshtirėsi nė qarkullimin e mjeteve nė vendin e quajtur Kthesat e Murrashit, ku si pasojė e shirave kanė rėnė gurė dhe dhera nga kodrina qė ndodhet buzė rrugės.

Arapi tha se "ndėrmarrja e rrugėve rurale nuk ka mundėsi tė mirėmbajė kėtė aks rrugor pėr shkak tė mungesės sė fondeve".

Reshjet e debores qe kane perfshire qarkun e Dibres kane krijuar problemet e para ne keto dite te ftohta. Probleme jane krijuar sidomos me nderprerjen e energjise elektrike ne disa komuna te zones se Burrelit.

Temperaturat nė territorin e qarkut tė Shkodrės janė ulur ndjeshėm. Sipas informacioneve te prefekturės, nė zonat malore krahas ngricave tė njė dite mė parė, tashmė kanė filluar edhe reshjet e dėborės, qė kanė krijuar problemet e para nė qarkullimin rrugor.

Nė njė prononcim, prefekti Paulin Radovani bėn tė ditur se si rezultat i pranisė sė dėborės nė disa prej akseve rrugore tė rrethit Pukė, qarkullimi po kryehet me zinxhire. Persa i perket komunave, ajo e Iballės ka probleme me shume se tė tjerat, pasi trashėsia e dėborės, por edhe ngricat nė akset rrugore, kanė krijuar probleme pėr komunitetin.


(10:00) TIRANĖ - Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturės publikoi sot tė dhėnat pas situatės sė krijuar nė vend nga reshjet e dėborės. Nė deklaratėn pėr mediat, zyra e shtypit e kėtij dikasteri bėn tė ditur se nga komunikimi me Drejtoritė e Rajoneve mėsohet se:

Nė rajonin Verior Shkodėr: Ka patur rreshje tė dendura bore.Nė Puke, akset Gomsiqė - Qafe Mali - Fushė Arrez - Qafe Shllak, ka patur 60 cm borė dhe kalimi kryhet me zinxhirė.

Nė Qafė Prush ka 15 cm borė. Nė Kalimash ka patur rreth 15 cm borė por ėshtė pastruar nga kontraktorėt dhe kalimi bėhet me dy kalime. Nė Rrugėn e Kombit nuk ka probleme pėr qarkullimin, pasi kontraktorėt kanė marrė masa pėr normalizimin e situatės.

Nė Dibėr: Nė aksin Burrel - Ulez, ka rreth 20 cm borė, por kalimi kryhet me dy korsi pa zinxhirė.

Nė Qafėn e Buallit ka patur ngrica dhe si pasojė kalimi kryhet me zinxhirė.
Nė akset e Shkodrės, Koplik -Bogė dhe Koplik - Razėm, ka rreth 15 cm borė, por kalimi kryhet normalisht pa zinxhire. Nė akset Ura e Mesit - Prekal dhe Qafė Laē - Koman, ka rreth 5 cm borė, por pa probleme pėr qarkullimin.

Nė Rajonin Jugor Gjirokastėr: Nė Korēė ka patur rreshje bore. Mė e vėshtirė situata ka qėnė nė Qafė Plloēė, por me ndėrhyrjen e kontraktorit, situata ėshtė normalizuar. Tani qarkullimi kryhet normalisht. Nė Qafė Thanė dhe nė Qafė Qarri, situata ėshtė pa probleme pėr qarkullimin.Nuk ka probleme as nė Muzinė dhe nė Llogora.

Nė Rajonin Qėndror Tiranė:Nė aksin Elbasan - Peqin - K/ Rrogozhine ka patur rėnie gurėsh nė Babloė dhe Derven qė janė pastruar nga kontraktori. Dje pasdite, rreth 2 km pa shkuar nė Peqin ka patur shėmbje tė shpatullės sė urės nė gjatėsi 6 ml, 4 m thellėsi dhe ėshtė gėrryer trupi i rrugės nė 1.5 m. Kėtu rruga ėshtė me njė kalim dhe ėshtė vendosur sinjalistika pėrkatėse.

Nė aksit Tiranė - Km 29 ka patur rreth 7 cm borė. Ėshtė kryer spėrkatja me kripė, kalimi kryhet normal. Nė aksin Elbasan - Gjinar, ka patur 5 cm borė, kalimi pa probleme.

Nė aksin Mirakė - Qafė Thanė, ka patur rėnie gurėsh nė Murrash. Fadroma ka punuar gjithė natėn dhe tani kalimi kryhet normal. Nė Qafė Thanė ka patur rreth 10 cm borė. Ėshte kryr kriposja dhe borėpastruesja ka pastruar rrugėn. Kalimi normal. Nė aksin Trau Dajt - Priske - Qafė Mollė Bize, ka rreth 20 cm borė dhe kalimi kryhet me zinxhirė.


(09:40) VLORĖ - E mėrkura nė rajonin e gjirit detar tė Vlorės ka nisur me reshje intensive shiu. Nė vazhdimėsi moti do tė jetė i paqėndrueshėm, me reshje shiu nė pjesėn mė tė madhe tė ditės, ndėrkohė qė nė mbrėmje pritet pėrmirėsim i kushteve meteorologjike.

Kjo tablo sinoptike, rrjedhojė e pėrfshirjes sė rajonit nė njė zonė me presion atmosferik tė ulėt, do tė shoqėrohet me rėnie tė vlerave tė temperaturave, krahasuar me njė ditė mė parė.

Burime tė Kapitenerisė sė Portit bėnė tė ditur se, era do tė fryjė e lehtė dhe mesatare nga kuadrati Jug-Jugperėndim, me shpejtėsi nga 2-4 deri nė 6-8 m/sek nė afėrsi tė bregut tė detit.

Temperaturat e ajrit do tė arrijnė vlerat maksimale nė 11-13 gradė celsius dhe ato minimale nga 8-10 gradė Celsius. Valėzimi nė hapėsirėn detare brenda gjirit tė Vlorės parashikohet tė arrijė 2-3 ballė dhe nė det tė hapur 4-5 ballė.


(09:30) ELBASAN - Njė mot me temperature tė ulta, reshje shiu dhe dėbore ka karakterizuar mėngjesin e sė mėrkurės tė gjithė rajonin e Elbasanit. Burime nga shtabi i emergjencave civile bėjnė tė ditur se “qė mbrėmjen e djeshme kanė nisur reshjet nė zonat malore tė Librazhdit, Gramshit dhe Elbasanit, ndėrkohė qė reshjet e shiut kanė mė shumė se 12 orė qė bien pa pushim, duke shkaktuar edhe probleme nė qarkullimin rrugor". Policia i bėn thirrje drejtuesve tė mjeteve tė kenė kujdes, tė ulin shpejtėsinė, si edhe tė ruhen nga inertet apo gurėt qė bien nga kodrinat qė ndodhen anės disa akseve nacionale.


DURRES - Moti me vranėsira dhe kthjellime tė ndėrrueshme do tė karakterizojė sot situatėn meteorologjike nė rajonin qėndror tė vendit. Gjatė pasdites priten edhe reshje shiu. Valėzimi brenda gjirit detar parashikohet tė ketė forcėn 3, ndėrsa nė det tė det tė hapur 4-5 ballė. Dy tragetet qė lundrojnė gjatė natės nė linjėn Bari-Durrės ende nuk janė ankoruar nė kalatėn pėrkatėse. Era do tė fryjė e fortė, kryesisht nga juglindja dhe nė mesditė do tė arrijė shpejtėsinė maksimale, 15 km nė orė. Temperaturat e ajrit, nė mesditė pritet tė arrijnė kuotėn 8 gradė Celsius, duke shėnuar njė ulje tjetėr krahasuar me ditėn e martė. Njė grup i vogėl motopeshkatoresh ėshtė nisur pėr gjueti, kryesisht pranė brigjeve detare nga grykėderdhja e lumit Seman deri nė atė tė Bunės nė veri, pėrfunduan burimet e kapitenerisė. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013