Video

26/11/2013 13:47:58

Kompanive qė u hiqen liēensat: miliona dėme shtetit

AKBN, 669 subjekte private vjedhin shtetin






TIRANE - Arrin nė vlerėn 205,715,031 lekė dėmi financiar i shkaktuar buxhetit tė shtetit nga 669 subjekte minerare, nė zona tė ndryshme minerare nė tė gjithė vendin, duke mos shlyer detyrimin pėr pagesėn e garancive tė rehabilitimit nė dy vjet: 2011-2012.

Kjo vlerė ka dalė pas kontrolleve qė po kryen AKBN me urdhėr tė Ministrit tė Energjisė, Damian Gjiknuri, ku si pjesė e kontrolleve ėshtė dhe verifikimi i gjendjes sė pagesave tė garancive tė rehabilitimit nga subjektet me licenca minerare.

Pas verifikimit nga derdhjet nė Thesarin e Shtetit, pėr vitin 2011 janė 393 subjekte qė nuk kanė likujduar nė shtet vlerėn e garancisė sė rehabilitimit, duke i krijuar shtetit njė dėm nė shumėn 122,817,925 lekė.

Pėr vitin 2012, janė 276 subjekte qė kanė shmangur detyrimin ligjor pėr tė depozituar garancinė e rehabilitimit duke shkaktuar njė tjetėr dėm nė buxhet nė shumėn 82,897,106 lekė.

Kėtyre subjekteve, nė bazė tė ligjit "Pėr sektorin minerar nė Republikės e Shqipėrisė", Ministria i Energjisė dhe Industrisė u ka dhėnė 10 ditė afat pėr shlyerjen e detyrimeve. Nė rast tė kundėrt, tė gjithe subjekteve private do t'u hiqen automatikisht licencat, duke i revokuar nė QKL.

Sipas pėrcaktimit ligjor, "Garanci financiare pėr rehabilitimin e mjedisit" ėshtė vlera monetare qė depozitohet ēdo vit nga subjekti i licencuar nė formėn e garancisė bankare nė favor tė shtetit, qė pėrdoret pėr realizimin e planit tė rehabilitimit pėrfundimtar tė mjedisit. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013