Video

23/11/2013 20:26:02

Franz Winsauer

nga Doriana Metollari






HermesNews - Pėr misionarin austriak Franz Winsauer historia me Shqipėrinė filloi kur Kisha e tij nė Austri vendosi tė kontribuojė rreth 14 milion euro drejt vendin tonė. Nė fakt kjo shumė u vendos pėr ndėrtimin e kishės austriake, por nė momentin kur para tyre u shfaq emergjenca Shqipėri, misioni u vendos nė Mirditė.

Askush nuk e besonte si ishte vendi i shqiponjave dhe as fjalėt e zonjės italiane tė Karitasit Austriak nuk mjaftuan pėr t'a bindur. Prifti donte tė me sytė e vet, prandaj vendosi tė merrte rrugėn deri nė Mirditė.

Bashkė me zonjėn italiane mbėrritėn nė Shqipėri dhe prej aty filloi rruga e gjatė drejt maleve nė veri pėr tė parė si ishte jeta. Kishte dėgjuar pėr njė zonė ku kishin vdekur njerėz nga uria, sepse nuk i kishte ndihmuar askush. Prifti austriak nuk ishte i pari qė kishte ardhur nė ato zona, "tė gjithė tė huajt qė kishin shkelur mė parė atje, nuk ishin kthyer pėr herė tė dytė mė", tha ai qė kujton dhe ēudinė e njerėzve atėherė kur panė, ndoshta pėr herė tė parė njė europian.

Bashkė u takuam nė njė prej lokaleve tė shumta nė Shkodėr. Winsauer nuk preferon tė japė intervista. Kjo ishte e para nė fakt, njė nder mes tė tjerash.

"Njerėzit mendonin se ne europianėt jetonim mė keq se ata", sepse propaganda komuniste kishte bėrė tė sajėn.

Ndėrtimi i njė furre buke ishte hapi i parė pėr pėrmirėsimin e jetės dhe mirėqėnies nė zonėn e Mirditės. Por ky ishte vetėm fillimi i njė bashkėpunimi me Karitasin nė Shkodėr. Kisha, ishte i dyti. "Nuk ishte e rėndėsishmė kjo, pėr ne e rėndėsishme ishte tė ndihmonim njerėzit", thotė Winsauer.

Mė shumė sesa materialet dhe ndihmat nė ato zona kuptova se misioni kishte dashur tė bėnte njė punė edukuese. "Gratė nuk kishin ndonjė rėndėsi tė madhe", thotė Winsauer. Nė fakt shumė prej fushave ku Austria kishte investuar ka qenė dhe ajo pėr hapjen e vendeve tė punės nė artizanat pėr gratė.

Pa asnjė busull.

Vetėm mė njė hartė pėr tė gjetur shtėpiat e familjeve nėpėr male.

"Ishte 97", kujton shoqėruesi i tij Zef Shtinja. "Njė herė na ndaluan maskat. Nuk pashė t'i luante qerpiku. Mė qetėsoi. Ka pėr t'u bėrė si do Zoti, mė tha". Nė fakt nuk u ndodhi gjė as kur udhėtuan pėrgjatė rrugėve tė ngushta dhe pranė humnerave tė Kolshit pėr t'u dėrguar dhuratat e Krishtlindjeve femijėve nė zonat e thella malore.

Dėshira pėr tė ndryshuar ėshtė e rėndėsishme. "E kam vėnė re tek shqiptarėt, por jo shpesh herė jam dakord me rrugėt qė zgjedhin", thotė Winsauer qė mori dhe titullin "Qytetar Nderi i Mirditės" para rreth njė muaji.

Ai do donte qė njerėzit tė kishin po kaq dėshirė tė rriteshin dhe nga ana shpirtėrore nė Shqipėri. "Kėtė vit kemi krijuar dhe grupin e skautistėve nė Mirditė. Shohim njė mėnyrė tė menduari tek rinia qe ėshtė shumė mė ndryshe nga brezi i vjetėr".























Nė njė vend si Shqipėria ka ende shumė pėr tė bėrė pėr Winsauer sot qė jeton nė njė pension tė qetė nė Dornbirn, por ka mė tepėr energji se vitet. Shqipėria po ndryshon shumė shpejt "kjo mė habit", thotė ai. E sheh tek fėmijėt tė cilėt sot, janė shumė mė ndryshe. Sjellin mendime shumė pozitive nė familje, dhe kjo me siguri ndihmon pėr ta parė tė ardhmen mė premtuese.

Mė shumė sesa ndihmat materiale e sjella nga Austria, duhej tė kishte qenė pikėrisht shpresa qė u dha njerėzve pėr tė ardhmen, misioni i vėrtetė i priftit austriak nė Shqipėri. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013