Video

23/11/2013 14:20:08

Tre dite zie kombetare ne Letoni

Nderohen viktimat e supermarketit Maxima





LETONI- Letonia ka vendosur te kete tre dite zie kombetare si nder ndaj vdekjes se 52 personave kur catia e nje supermarketi ne kryeqytetin Riga u shemb. Forcat e ndihmes se shpejte dhe forcat ushtarake kane qendruar per te dyten nate jashte duke kerkuar per trupa te humbur ose te mbijetuar. Zyrtaret deklarojne se ndertimi i nje kopeshti ne catine e qendres tregetare mund te kete shkaktuar shembjen e catise duke sjelle edhe tragjedine.

Kryemininistri Vladis Dombrovskis, theksoi se shembja e catise se qendres tregetare dhe ngjarja ka shokuar te gjithe Letonine. Ne kete menyre ai ka dhene urdher per tre dite zie kombetare. “Ne mendjen tone ne jemi se bashku me te gjithe ata qe humben nga kjo tragjedi”, ka theksuar kryeministri letonez. “Nuk ka rendesi se si ndodhi kjo tragjedi, numri i viktimave eshte shume i larte”.

Shume njerez kane qene te pranishem gjate dites dhe nates ne zonen e aksidentit me qirinj ne duar per te nderuar te vdekurit. Forcat e nderhyrjes jane duke punuar perreth supermarketit Maxima, duke kontrolluar cdo dyqan per te pare nese ka persona te tjere ne te.

Cdo aparature tashme eshte mbyllur per te funksionuar, nderkohe punonjesit e ndihmes se shpejte u kane kerkuar familjareve te personave te humbur qe te kryejne gjithnje telefonata, pasi ne kete menyre ata do te marrin sinjale ose te degjojne zilet e culareve te tyre nese ndodhen nen renoja per t’i shpetuar ose gjetur.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza