Video

22/11/2013 09:05:31

Sinjal nga SHBA pėr Tiranėn

Analistėt amerikanė flasin pėr refuzimin qė Shqiperia u bėri armėve kimike






TIRANĖ - Njė javė pas refuzimit tė Shqipėrisė pėr tė lejuar qė territori dhe burimet e saj tė pėrdoreshin pėr ēmontimin e armėve kimike tė Sirisė, njė nga pyetjet qė u shtrua ishte nėse kjo do tė ndikonte tek marrėdhėniet dypalėshe me SHBA-nė. Por mė pak u fol se ē’do tė thoshte pėr Shqipėrinė qė tė kishte mundėsinė tė bashkėpunonte pėr zgjidhjen e njė problemi tė mprehtė kombėtar.

Ish-Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara nė NATO, Kurt Volker dhe ish-zėvendės ndihmės Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ian Brzezinski analizojnė nė njė intervistė pėr Zėrine Amerikės, mėnyrėn se si u menaxhua procesi, dhe a do ta kishin tejkaluar pėrfitimet e njė pėrgjigjeje pozitive, vlerėn e vendimit kundėr.

Dy ish-zyrtarėt e lartė amerikanė, nuk e mohojnė se hezitimi i publikut ishte i kuptueshėm duke pasur parasysh se bėhej fjalė pėr armė kimike, se edhe vende tė tjera refuzuan, si edhe kujtimet e ngjarjeve tė tilla si ajo e shpėrthimit tė Gėrdecit. Megjithatė, thotė Kurt Volker, aktualisht Drejtor Ekzekutiv i Institutit McCain, kjo ishte njė mundėsi pėr Shqipėrinė.

“Pėr tė dhėnė kontribut pėr zgjidhjen e njė problemi shumė serioz ndėrkombėtar siē ėshtė pyetja se ē’duhet bėrė me kėto armė kimike ekzistuese dhe qė Siria ka shprehur vullnetin qė t’i dorėzojė. Me njė ndihmė ndėrkombėtare, Shqipėria mund tė kishte dhėnė njė kontribut serioz pėr ēmontimin e tyre”, thotė zoti Volker.

Ian Brzezinski, ekspert i sigurisė nė Kėshilllin e Atlantikut, mendon se pėr Shqipėrinė refuzimi ishte njė shans i humbur. “Ėshtė njė shans i humbur sepse njė vend si Shqipėria nuk e ka ēdo ditė rastin qė tė thellojė dhe forcojė marrėdhėniet e saj nė mėnyrė tė konsiderueshme me njė vend si Shtetet e Bashkuara. Nėse do qė tė gėzosh mė shumė fryte nga njė marrėdhenie, duhet tė kontribuosh mė shumė”, thotė ai

Megjithatė zoti Brzezinski, nuk mendon se vendimi i Shqipėrisė do tė dėmtojė marrėdhėniet dypalėshe. “Ne e vlerėsojmė se sa pro-amerikan ėshtė ky vend. Ne i vlerėsojmė kontributet e Shqipėrisė nė operacionet e NATO-s nė gjithė botėn. Pra, aspekti i sigurisė do tė vazhdojė tė jetė i fuqishėm. Bashkėpunimi ekonomik mund tė zhvillohet edhe mė tej”.

Zoti Volker thotė se nuk e sheh aspak si ēarje nė marrėdhėniet dypalėshe kėtė ngjarje. “Kjo nuk ka tė bėjė fare me marrėdhėniet mes Shteteve tė Bashkuara dhe Shqipėrisė. Ēėshtja ėshtė se ē’tė bėjmė me kėto armė kimike. Ne tė gjithė shpresonim qė Shqipėria tė ishte nė njė pozicion tė tillė qė ndihmonte me kėtė problem dhe nėse nuk e bėn dot, kjo nuk ka tė bėjė me marrėdhėnien mes dy vendeve”.

Zoti Volker thotė se Uashingtoni do tė kishte punuar hap pas hapi me Shqipėrinė nė njė proces tė mundshėm. “Shtetet e Bashkuara ishin tė gatshme tė ndėrmerrnin disa hapa pėr tė mbėshtetur Shqipėrinė nė procesin e menaxhimit dhe shkatėrrimit tė kėtyre armėve, pėrfshirė njė element financiar, njė pėrpjekje pėr ta ndihmuar Shqipėrinė me ēėshtje tė tjera spastrimesh lėndėsh tė mbetura nga periudha e komunizmit”, thotė zoti Volker.

Pėr zotin Brzezinski, Shqipėria duhet ta kishte pėrdorur njė proces tė tillė pėr tė forcuar pozicionin e saj nė arenėn ndėrkombėtare dhe nė axhendėn e hartuesve tė politikane nė qarqet mė tė larta nė Uashington. Kjo pėr arsyen se siē e tregoi edhe intensiteti i kontakteve tė Uashingtonit me kryeministrin e Shqipėrisė, pėrfshirė tre telefonatat nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ēėshtja e shkatėrrimit tė kėtyre armėve ėshtė pėrparėsi pėr administratėn e Presidentit Obama.

Zoti Volker dhe zoti Brzezinski e hedhin poshtė perceptimin se Shqipėrisė mund t’i ishte kėrkuar ky bashkėpunim pasi Shtetet e Bashkuara kanė bėrė shumė pėr shqiptarėt historikisht, apo sepse ėshtė vend i dobėt. Zoti Volker thotė se arsyeja ka tė bėjė mė shumė me faktin qė Shqipėria ėshtė njė vend aleat, kishte mundėsinė e ekzekutimit dhe njė qeveri me vullnetin e mirė, ndėrsa zoti Brzezinki thotė se duhet parė ana pozitive e vlerėsimit tė Shqipėrisė si partner dhe se nga ana gjeopolitike, pozita e vendit do tė ishte forcuar. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013