Video

22/11/2013 01:35:21

30 vjet skllave brenda apartamentit

Lirohen tre gra ne jug te Londres. Arrestohen 2 vete





LONDER- Pas tre vellezerve “monstra” ne Cleveland te Ohios, nje tjeter rast i ngjashem eshte zbuluar ne Londer. Policia ka liruar “nje muaj me pare”, tre gra te cilat ishin mbajtur si skllave ne nje apartament per 30 vjet nga nje cift te panjohurish te moshes 67 vjec. Policia deklaron se do te duhet nje pune e madhe per degjimin e deshmive te viktimave per te kuptuar se cfare ka ndodhur ne apartamentin ne zonen Lambeth ne jug te Londres. Per momentin dihet vetem se grate nuk kane dale kurre nga apartamenti i tyre.

“Jetonin ne nje shtepi normale dhe benin nje jete normale. Fqinjet nuk kane patur as dyshimin me te vogel se dicka e keqe ndodhte brenda. Pas telefonates se pare filluam te ngrejme dyshime. Me pas kuptuam se duhej nderhyre menjehere. Te dy te arrestuarit ishin pronaret e shtepise dhe te treja grate ishin te tmerruara prej tyre. Te treja kishin nga nje dhome ne te cilen mund te qendronin te lira, por pa dale jashte apartamentit dhe liria e tyre ishte tej mase e kufizuar brenda apartamenti. Tani jetojne ne nje vend te sigurt dhe jane mire, pavaresisht asaj qe ka ndodhur”, deklaron shoqata Freedom Charity.

Grate jane me kombesi te ndryshme. E para eshte nje malajziane 69 vjec, nje irlandeze 57 vjec dhe tjetra eshte nje grua britanike 30 vjecare. Sipas inspektorit te Scotland Yard, Kevin Hyland, nuk ka konfirmim per abuzime seksuale mbi viktimat.“Te treja grate jane tmerresisht te frikesuara. Ato jane cuar ne nje vend te sigurt”, ka thene policia. Operacioni per shpetimin e tyre ka nisur per shkak te denoncimit te Freedom Charity, te cilet kane theksuar se kane marre telefonaten e nje gruaje e cila u kishte rrefyer se ishte mbajtur peng kunder deshires se saj per 30 vjet.

Edison Myrteza