Video

21/11/2013 13:54:00

Dhembja qė na mban bashkė

Nga Ilir Meta






TIRANE - Vdekja nuk njeh rradhė. Vdekja thonė se zgjedh. Kėsaj here zgjodhi Sokol Olldashin, babain e fėmijėve, bashkėshortin e njė gruaje dhe birin e njė nėne. Gazetar dhe politikan, mik e kundėrshtar, polemist i lindur, Sokol Olldashi hyri tashmė nė heshtjen e tij. Pėr tė tani flet dhembja e atyre qė e kanė njohur. E atyre qė e kanė parė. E atyre qė kanė qenė dėshmitarė tė jetės sė tij tė stuhishme nė politikė, dėshmitarė tė rrugės sė jetės sė tij qė u ndėrpre brutalisht nė njė natė me shi. Krejt papritur! Krejt befasisht!

Me vdekjen qė e priste nė takim nė kthesėn e fundme tė jetės sė tij.
E priste me ngut. Sepse e priste qė copėn tjetėr tė rrugės ta bėnin bashkė!
Eshtė njė humbje e padrejtė. Eshtė njė dhembje e pamerituar! Sokoli nxitoi tė mos jetė vonė. Dhe iku, iku shumė shpejt!

Nė kėtė ditė tė zymtė, jam me shpirt e me lutjet e mia dhe tė familjes sime pranė familjes sė mikut e kolegut tim, pranė dy fėmijėve tė tij tė mrekullueshėm, Glaukut dhe Kleitit, bashkėshortes sė urtė Enkelejda e nėnės sė shumėvuajtur Kozeta. Jam me tė gjithė miqtė e dashamirėsit e tij tė panumėrt qė sot Sokoli i bashkoi tė gjithė nė zinė pėr tė.

Sot, nė kėtė ditė tė trishtė, ka dhembje pa kufi pėr Sokolin, njė dhembje qė ka kaluar dhe kufinjtė e Shqipėrisė e qė ka trishtuar edhe nė Kosovė, nė Maqedoni, Mal tė Zi e gjetkė, kudo ku jetojnė e punojnė bashkėkombasit tanė.
Bashkoj dhe unė dhembjen me kolegėt e tij nė Partinė Demokratike dhe gjithė klasėn politike, e cila tek Sokoli gjeti pėrfaqėsuesin e njė brezi politikėbėrės qė lindi nė dhjetorin e stuhishėm tė vitit 90’. E njė brezi plot vrull, me shumė dėshira e shpresa pėr ndryshim, qė duke ndryshuar vendin, ndryshoi dhe vetveten!

Politika ishte pasioni dhe talenti i tij i madh. Politika ishte rruga tė cilės ju dha me pasionin qė kishte pėr poezinė. Me pasionin pėr ta kthyer politikėn nė mjetin normal qė do tė sillte ndryshim; pėr ta bėrė edhe vetė Shqipėrinė njė vend normal.

Student i shkėlqyer, Sokoli hyri nė vitet 90’ me peshėn e vuajtjes sė persekutimit tė egėr e tė padrejtė. Opozitar i lindur, u bė pjesė e opozitės sė dikurshme atėherė kur ky ishte vendimi mė i vėshtirė pėr t’u marrė dhe aktor domethėnės i qeverisjes sė djeshme dhe sėrish faktor plot peshė i opozitės sė sotme.

Sokol Olldashi nga heshtja e tij na fton tė reflektojmė nė heshtje. Shqipėria sot, si Ballkani dje, prodhon mė shumė ankth, tension dhe nervozizėm sesa mund tė konsumojė. Duhet tė jetė kėshtu? Natyrisht qė jo! Ky nuk ėshtė fatalitet. Nuk ėshtė as e shkruar qė tė jetė kėshtu. Me ikjen e tij, Sokoli na jep edhe njė shans tjetėr pėr tė menduar qetėsisht mungesėn tonė tė qetėsisė, shqetėsimin tonė tė vazhdueshėm pėr tė pėrkohshmen qė na bėn tė harrojmė tė pandryshueshmen: jemi qenie njerėzore pėrpara se tė ndahemi pėr politikė.

Ne shqiptarėt, si gjithė ballkanasit, jemi nervozė nė dasma dhe jemi seriozė e tė menduar nė funerale. Sepse dhembja na ndihmon tė dėshmojmė pjesėn tonė mė tė mirė. Sokoli iku qė ta kujtojmė gjithmonė si njė mik tė mirė! Iku qė tė kujtojmė sėrish se vetė dhembja na bėn tė gjithėve mė tė mirė! Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter


HermesNews - ©2013