Video

21/11/2013 10:37:01

Vdekja e Olldashit; sot homazhet ne Parlament

Nė orėn 14:00 do tė zhvillohet ceremonia e pėrcjelljes sė trupit drejt banesės sė fundit






(15:00) Trupi i pajetė i deputetit demokrat Sokol Olldashu, u pėrcoll pėr nė varrezat e Sharrės nė Tiranė.

(12:45) Bashkia e Tiranės ka vendosur qė flamujt nė kryeqytet tė ulen nė gjysmė shtizė gjatė periudhės sė homazheve pėr deputetin e Partisė Demokratike, Sokol Olldashi, i cili humbi jetėn mbrėmjen e kaluar, si pasojė e njė aksidenti nė aksin rrugor Tiranė-Elbasan.

Homazhet nė nderim tė deputetit Sokol Olldashi (fotot e homazheve nė Parlament) do tė bėhen nė Kuvendin e Shqipėrisė nė orėn 11:00 ndėrsa ceremonia e varrimit do tė bėhet nė orėn 14:00.

Sokol Olldashi humbi jetėn nė njė aksident rrugor nė rrugėn Elbasan-Tiranė, pranė lapidarit tė Kėrrabės ndėrsa kthehej nga Elbasani nė orėn 21.15. Moti i keq, me reshje tė dendura shiu, dhe ndoshta shpejtėsia bėnė tė pamundur mbijetesėn e tij. Olldashi ka qenė deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė prej vitit 2001.

Ai ka qenė po ashtu ministėr i Brendshėm dhe ministėr i Transportit dhe Telekomunikacionit. Lidhur me dinamikėn e aksidentit priten edhe detaje nga Policia e Tiranės, e cila ka njoftuar se do tė dalė nė njė deklaratė pėr mediat.

(12:30) Seanca e sotme plenare e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės nisi me deklarime jashtė rendit tė ditės, me shprehjen e ngushėllimeve tė deputetėve, nga tė gjitha grupet parlamentare, pėr shuarjen tragjike tė deputetit tė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė, Sokol Olldashi, ne nje aksident rrugor nė Tiranė, duke shprehur dhembjen pėr kėtė humbje tė madhe tė pėrbashkėt.

(12:27) Menjėherė pas aksidentit tė rėndė qė ndodhi naten e kaluar nė aksin rrugor Tiranė- Elbasan, ku humbi jetėn deputeti i Partisė Demokratike Sokol Olldashi, njė grup i gjerė hetimor nisi hetimet nė vendin e ngjarjes.
Pjese e kėtij grupi ishin edhe drejtues tė Policisė sė Shtetit.

Makina e aksidentuar, me te cilen udhėtonte deputeti Sokol Olldashi, u nxorr rreth mesnatės nga gremina. Mjeti do t`i nėnshtrohet njė ekspertimi tekniko- shkencor pėr tė hedhur me tepėr dritė rreth shkaqeve tė aksidentit. Sakaq, ekspertėt rrugorė do tė ekspertojnė dhe mbi kushtet e rrugės.

Deputeti i Partisė Demokratike, Sokol Olldashi, humbi jetėn mbrėmjen e vonė tė sė mėrkurės nė aksin rrugor Tiranė- Elbasan. Aksidenti ndodhi rreth orės 21.18, pranė lapidarit tė Kėrrabės, kur automjeti tip Benz, qė drejtohej nga deputeti Olldashi ka dalė nga rruga dhe ka rėnė rreth 20 metra nė greminė, duke shkaktuar vdekjen e deputetit Olldashi. Nė momentin e aksidentit, kishte reshje tė dendura shiu.

TIRANĖ - Ceremonia e homazheve pėr deputetin Sokol Olldashi, i cili humbi jetėn mbrėmjen e se merkures nė njė aksident tragjik nė aksin rrugor Tiranė - Elbasan, do tė zhvillohet sot nė orėn 11:00, tek Kuvendi i Shqipėrisė. Ndėrsa nė orėn 14:00 do tė zhvillohet ceremonia e pėrcjelljes sė trupit drejt banesės sė fundit.

Deputeti i Partisė Demokratike, Sokol Olldashi, humbi jetėn nė njė aksident tragjik mbrėmjen e vonė tė sė mėrkurės nė aksin rrugor Tiranė- Elbasan. Aksidenti ndodhi rreth orės 21.18, pranė lapidarit tė Kėrrabės, kur automjeti tip Benz, qė drejtohej nga deputeti Olldashi ka dalė nga rruga si pasojė e motit tė keq, me reshje tė dendura shiu dhe ka rėnė rreth 50 metra nė greminė, duke shkaktuar humbjen e jetės sė deputetit Olldashi, 40 vjeē.

Nė vendngjarje shkuan njė numėr i konsiderueshėm deputetėsh tė Partisė Demokratike dhe Partisė Socialiste, kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, ministri i Brendshėm, Sajmir Tahiri. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por paraprakisht mėsohet se koha e keqe dhe terreni i rrėshqitshėm ka ndikuar nė humbjen e kontrollit tė automjetit.

Policia pas shumė pėrpjekjesh arriti tė nxjerrė nga makina e aksidentuar trupin e pajetė tė deputetit Sokol Olldashi, duke e pėrcjellė nė morgun e Qėndrės Spitalore "Nėnė Tereza" nė Tiranė.

Nė morgun e spitalit ndodhen shumė deputetė, miq, shokė e familjarė tė Olldashit, ndėrkohė qė po bėhet ekspertiza mjeko-ligjore. Vdekja e deputetit Sokol Olldashi ka bėrė qė Kuvendi i Shqipėrisė tė shtyjė seancėn plenare tė ditės sė sotme pėr javėn e ardhshme.

Kėshilli i ministrave shpalli sot ditė zie kombėtare. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013