Video

20/11/2013 17:12:53

Bankers Petroleum kunder doganave shqiptare

Nuk kemi shkelur ligjin, do te ankohemi !






TIRANE - Bankers Petroleum Albania Ltd. (“Bankers”) eshte njohur me njoftimin publik te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave (“DPD”) ku behet me dije se eshte konstatuar shkelje e ligjit te akcizes nga shoqeria jone, gje per te cilen jemi ngarkuar me detyrim dhe gjobe.

Ju bejme me dije se ēdo vendim i administrates doganore lidhur me pretendimin ne fjale eshte ne kundershtim flagrant me legjislacionin shqiptar, dokumentacionin dhe faktet.

Gjithe veprimtaria e Bankers zhvillohet mbi bazen e ligjeve dhe marreveshjeve te lidhura me shtetin shqiptar si edhe me institucionet qe leshojne autorizimet sipas legjislacionit ne fuqi.

Bankers, per rastin e pretenduar, disponon te gjitha autorizimet e leshuara nga institucionet shteterore, perfshire DPD per perjashtimin e ketij lloji karburanti nga pagesa e akcizes. Kete te drejte Bankers ja garantojne ligjet, marreveshja koncesionare, aktet nenligjore dhe vendimet e formes se prere te gjykatave.

Per cdo paligjshmeri ne vendimarrje dhe demtim te imazhit te shoqerise, Bankers do te ushtroje te drejten e saj te ankimit administrativ dhe gjyqesor si dhe eshte e bindur qe do rikonfirmohet qendrimi i Bankers ndaj ketij akt-kontrolli.

Bankers e bazon veprimtarine e saj mbi legjislacionin shqiptar dhe operon me standartet me te larta nderkombetare si edhe respekton parimet e tregut te lire dhe konkurrences se ndershme. Gjate ketyre viteve te aktivitetit ne Shqiperi, Bankers eshte kontribuesi me i madh ne financat e shteti shqipetar. Te tjera/ Kreu i ri i pastrimit tė parave Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Komunikatė pėr shtyp