Video

20/11/2013 13:26:59

Babai vret vajzen 1 vjecare

E vret pasi publikojne foton ne Facebook





SHBA- Tragjedi ne Kolorado. Nje familje ndodhet nen shok pasi 22 vjecari Merric McKoy, babai i nje famije nje vjec, ka vrare te bijen me gjuajtjen e nje pistolete dhe me pas ka tentuar t’i jape fund jetes se tij.

Nga ajo qe mesohet, burri ka vrare te bijen pas nje grindjeje me te emen e vogelushes, Kim, 21 vjecare dhe me pas e ka postuar ne Facebook, pikerisht foton e vajzes. Vrasja ka ndodhur me 9.30 minuta te mengjesit, sipas ores lokale ne nje shtepi ne Westminster ne periferi te Denverit. Pas publikimit te fotove ne Facebook, 22 vjecari ka dhene edhe nje mbishkrim. “Mos me gjykoni. Nuk kisha asnje zgjidhje tjeter”, lexohet keshtu ne faqen e tij te rrjetit social.

Policia ben te ditur se vogelushja nje vjecare ka vdekur per shkak te plages se rende te marre, ndersa McKoy ndodhet ende ne spital. Nuk dihet ende gjendja e tij. Agjentet kane treguar se kane degjuar nje te shtene pasi kane qene duke kryer nje kontroll rutine afer zones ku banonin te siperpermendurit.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza