Video

18/11/2013 19:36:00

Gjosha nė komision: strategjitė e reja tė aderimit

Punė intensive nė koordinim me ministritė e linjės, sidomos pėr vėnien nė zbatim tė planit afatshkurtėr tė masave, sidomos kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit






TIRANĖ - Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, raportoi tė hėnėn nė Komisionin Parlamentar tė Integrimit lidhur me Planin e Veprimit, pėr prioritetet e lėna nga Komisioni Evropian pas rekomandimit pėr statusin.

Pėr njė proces sa mė tė koordinuar tė punės, ministria e Integrimit do tė fillojė tė rishqyrtojė Planin Kombėtar pėr zbatimin e MSA-sė, plan nė tė cilin do tė gjejnė reflektim dhe adresim sipas fushave, prioritetet e programit tė qeverisė, detyrimet e MSA-sė, problematikat dhe rekomandimet e Progres-Raportit.

Ky plan do tė fillojė shumė shpejt, sepse, siē e theksoi dhe ministrja Gjosha, ėshtė shumė i nevojshėm pėr tė bėrė rekomandimet pėrkatėse dhe pėr tė koordinuar me ministritė e linjės, si dhe pėr ta pasqyruar mė pas nė Komision.

Gjosha vuri theksin nė punėn intensive qė po kryhet nė koordinim me ministritė e linjės, sidomos pėr vėnien nė zbatim tė planit afatshkurtėr tė masave, sidomos kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, i cili ka marrė tashmė edhe miratimin e qeverisė.

"Shumė shpejt do tė fillojė plani i veprimit me masat afatgjata pėr 4 vitet e ardhshme, por ky plan ėshtė bėrė pėr tė dhėnė njė imazh tė mirė dhe pėr tė treguar vendosmėrinė tonė nė kuadėr tė procesit tė integrimit", deklaroi ministrja.

Ajo vuri nė dijeni anėtarėt e komisionit pėr ristrukturimin e Ministrisė sė Integrimit Evropian, ku ka njė shtesė punonjėsish nė masėn 20%. Nga 75 punonjės me strukturėn e re do tė ketė 90. Gjosha vlerėsoi prioritetin e dhėnė nga qeveria pėr dikasterin qė drejton, duke theksuar se struktura e re ėshtė hartuar pas konsultimeve edhe me pėrfaqėsues tė Delegacionit Evropian dhe nė Bashkėpunim me SMEI (projekt i BE-sė).

"Jemi tė bindur se kjo do tė jetė struktura mė e re dhe mė e mirė funksionale qė ne kemi patur nė Ministrinė e Integrimit", u shpreh Gjosha. Ajo listoi hapat qė po ndėrmerren nga Ministria e Integrimit, qoftė nė rang takimesh me pėrfaqėsues tė lartė shtetesh, ku pėrfshihet gjithashtu puna intensive me pėrfaqėsues tė lartė tė Delegacionit Evropian, ku dėshmohet pėr vizionin dhe vullnetin e ri tė qeverisė pėr tė pėrmbushur standardet e integrimit. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013