Video

15/11/2013 21:20:05

Vendimi qė do tė hyjė nė histori: Shqipėria ''jo'' armėve kimike

Rama, nuk kemi kapacitetet e nevojshme. Merr fund ankthi i qytetarėve, tė gjithė nė festė






TIRANE - "Shqipėria nuk ka kapacitetet e nevojshme pėr t’u pėrfshirė nė operacionin e shkatėrrimit tė armėve kimike tė Sirisė", ishin fjalėt e kryeministrit Edi Rama, qė i dhanė fund protestės dy ditore tė shoqėrisė civile, tė mbėshtetur nga studentė e gjimnazistė dhe personalitete tė njohura tė medias nė vend.

Nė njė shesh tė mbushur plotė e pėr plot nga kryqėzimi ku institucioni i kryeministrisė lidhet me Hotel Rogner Europa Park e deri nė zonėn e tek kryqėzimi pranė Piramidės, qytetarėt e kanė pritur me ankth e padurim fjalėn e Kryeministrit, e cila i dha fund frikės sė tyre pėr mundėsinė e asgjėsimit tė armėve kimike nė vendin tonė.

Nė protestėn ku morėn pjesė dhe figura tė njohura tė medias, si Kėngėtarja Besa Kokdhima (vajza e dupetuetit tė partisė Socialiste, Koēo Kokdhima), Moderatori Ardit Gjebera, kėngėtari Alban Skėnderaj, Mirjam Cami, po ashtu kėngėtarja Aurela Gaēe...etj, tė cilėt nė pritje tė pėrgjigjes u bashkuan me protestuesit duke kėnduar Himnin Kombėtar tė Flamurit.

Kryetari i Partisė Demokratike, Lulzim Basha e ka cilėsuar si njė veprim krejtėsisht tė imponuar nga revolta e qytetarėve shqiptarė, vendimin e Kryeministrit Rama pėr t’i thėnė mos u pėrfshirė nė operacionin ndėrkombetar tė demontimit tė armėve kimike tė Sirisė. Basha tha se opozita ndihet pjesė e gėzimit mbarėpopullor, ndėrsa kujtoi se opozita bėri detyrėn e saj nė shėrbim tė qytetarėve me dorėzimin e kėrkesės pėr referendum.

Pas marrjes sė pėrgjigjes pozitive protestuesit vijuan tė ruanin notat patriotike duke u bashkuar njėzėrazi nėn frazėn, “oh sa mirė me qenė shqiptar”, ose “Shqipėria jemi ne”. Nė fund tė festimeve nė sheshin pėrpara Kryeministrisė, tė gjithė protestuesit nisėn “Marshin e Fitores”, siē e quajtėn ata, drejt qendrės sė Kryeqytetit, ku vijuan “festėn” qetėsisht.

Nga krahu tjetėr vlen tė pėrmendet angazhimi dhe monitorim i vazhdueshėm qė forcat e rendit i kanė kushtuar kėsaj proteste qytetare. Pėrgjatė gjithė kohės uniformat blu kanė qenė nė gatishmėri tė plotė pėr tė ofruar siguri dhe qetėsi maksimale pėr qytetarėt e Tiranės.

Po ashtu gjatė vlen tė theksohet fakti se marshimi drejt qendrės, efektivėt e Policisė, nga tė gjashta komisariatet e kryeqytetit kanė ndjekur turmėn pėrmes Bulevardit “Dėshmorėt e Kombit”, ndėrsa menjėherė tre furgona tė FNSH-sė u gjendėn nė qendėr tė Tiranės, pėr tė siguruar kalimtarėt nė ato ēaste ishin nė atė zonė tė Tiranės.

Ambasada amerikane nė Tiranė sapo dha njė deklaratė pėr mediat ku deklaron se "e respektojmė vendimin e Kryeministrit. Shtetet e Bashkuara e vlerėsojnė faktin qė Qeveria e Shqipėrisė e shqyrtoi seriozisht mbėshtetjen e pėrpjekjes ndėrkombėtare pėr tė eliminuar materialet luftarake kimike tė Sirisė nė mėnyrė tė sigurtė. Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė tė punojnė me aleatėt dhe partnerėt si dhe me ONAK dhe Kombet e Bashkuara pėr tė siguruar eliminimin e programit tė armėve kimike tė Sirisė. Mbetemi besimplotė se do ta pėrfundojmė eliminimin e programit brenda afatit pėr tė cilin ėshtė rėnė dakord, thuhet nė deklaratėn e ambasadės amerikane nė Tiranė. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipėria kanė njė miqėsi tė fortė dhe jetėgjatė. Ne vazhdojmė tė mbėshtesim qeverinė dhe popullin e Shqipėrisė teksa punojnė pėr tė ndėrtuar njė shoqėri mė tė drejtė dhe mė demokratike, pėrfundon deklarata e ambasadės.

Shoqėria civile, qytetarėt shqiptar, gjimnazist e studentė ju drejtuan mėngjesin e tė enjtes kuvendit tė Shqipėrisė pėr ti kėrkuar ligj-vėnėsve ti thonė jo asgjėsimit tė armėve kimike Siriane nė vendin tonė, pas lajmi tė publikuar nė media ku Shqipėria ishte njė nga vendet kandidate pėr asgjėsimin e armėve kimike.

Njė risi e kėsaj proteste ishte fakti se pėrgjatė gjithė kohės drejtuesit e saj kėrkuan ta ndajnė nismėn e tyre prej ēdo lloj ngjyrimi politik. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Doriana Metollari