Video

15/11/2013 11:39:33

Shoqėria civile, opozita e vėrtetė

Dr Gėzim Alpion






BIRMINGHAM - Protestat popullore kundėr shkatėrrimit e armėve kimike nga Siria po dėshmojnė forcėn e shpėrfillur tė demos-it si dhe afirmimin e shoqėrisė civile si opozita e vėrtetė nė Shqipėri.

Zemėrimi popullor ėshtė njė favor qė po i bėhet z. Rama nė fillim tė mandatit tė tij, si dhe njė paralajmėrim pėr kėdo qė lakmon drejtimin e vendit nė tė ardhmen, se pazarllėqet nė kurriz tė interesave tė vendit nuk do tė tolerohen mė.

Pėrsa i pėrket Partisė Demokratike, fatkeqėsisht, kjo forcė politike akoma nuk po e kupton se, mė shumė se zgjedhjet, ajo ka humbur kredibilitetin pėr aq kohė sa do tė dirigjohet nga z Berisha i cili nuk pati kurajon qė tė largohet pėrgjithmonė nga politika pas mėsimit qė i dha elektorati mė 23 qershor.

z. Basha ngelet nje figurė e mjergullt nė politikėn shqiptare pėr disa arsyje por veēanėrisht pėr aq kohė sa nuk ėshtė sqaruar roli i tij nė ngjarjet e 21 janarit 2011. Pėr njė ish-kryeministėr dhe ish-ministėr tė punėve tė brendshme, gjatė mandatit tė tė cilėve dikush dha urdhėr tė qėllohej ndaj demonstruesve, vendimi pėr tu futur mes protestuesve mė 14 nėntor 2013, mė tepėr se budallallėk, ėshtė njė maskarallėk dhe akt sadist.

Shqiperisė i duhet sa mė shpejt njė opozitė e shėndoshė. Jam i sigurtė sė njė pjesė e mirė e brezit tė ri tė anėtarėve tė Partise Demokratike e kuptojnė se sa e rėndėsishme ėshtė qė tė dėshmojnė me vepra se partia e tyre e meriton tė quhet ‘demokratike’ pėr tė mirėn e popullit tonė qė aspiron pėr mė shumė se dy dekada pėr njė shtet demokratik funksional nė tė cilin askush, pėrfshirė politikanėt, nuk ėshtė mbi ligjin.

Fėmijėve, dhėndurėve, nipėrve dhe mbesave tė pronarėve tė partive politike, tė cilėt me sa duket e konsiderojnė atdheun si ēiflikun e tyre, do t’ju kėshilloja tė qėndrojnė jashtė politikės pasi edhe njė ‘mbret’ qė patėm ja mbathi kur Shqipėria ishte nė pikė tė hallit.

Uroj qė lajmi qė po qarkullon se armėt kimike tė Sirisė tani mund tė dėrgohen nė Kosovė nuk ėshtė i vėrtetė. Po qe se kjo gjė konfirmohet, jam i bindur se populli i Kosovės do tė dij t’ia shkulė veshin z. Thaēi sa nuk ėshtė vonė po qe se ai akoma nuk ka mėsuar se gjuha shqipe ka edhe fjalėn JO, tė cilėn politikanėt shqiptarė, kur ėshtė nė tė mirėn e atdheut, duhet ta pėdorin me shpesh me miqtė, kushdo qofshin ata. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter



HermesNews - ©2013