Video

15/11/2013 08:28:45

Deputeti Mark Verheijen: veē zgjedhjeve, Shqipėria s'ka bėrė asgjė

Hollanda, vendi ėshtė i zhytur nė korrupsion dhe krimi i organizuar duket i pamundur pėr t'u shkulur dhe pastruar






Hermesnews - “Nė vendin tim, nė Holandė, imazhi i Shqipėrisė ka shumė punė pėr tė pėrmirėsuar” ky ishte pohimi ambasadorit tė Holandės Martin De La Bej gjatė konferencės kombėtare tė antikorrupsionit.

Pikėrisht ky i mazh I deritanishėm I vėndit tonė ka prodhuar njė skepricizėm tek parlamentarėt holandez tė cilėt duhet tė vendosin gjatė ditėve nė vijim se cila do tė jetė vota e Holandės pėr statusin e shqipėrisė propozuar nga komisioni europian.

Pikėrisht statusi I vėndit kandidat tė Shqipėrisė qė do tė vendoset nė Dhjetor ka ngjallur vėmendjen e medias holandeze. Gazeta De Telegraaf nė njė shkrim tė disa ditėve mė parė shkruan se Holanda mund tė jetė vėndi I parė nė BE duke vendosur veton kundėr dhėnies sė statusit tė vėndit kandidat.
Me titullin Holanda nuk e do Shqipėrinė nė BE, kjo gazetė shkruan se shumica e TK (Dhoma e Dytė e Parlamentit, pra pa Senatin, ėshtė kundėr dhėnies sė statusit kandidat.

“Komisioni Evropian do ta shohė Shqipėrinė si anėtare tė BE-s nė tė ardhmen, me kusht qė vendi tė luftojė korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe tė reformojė administratėn publike dhe sistemin e drejtėsisė. Zgjedhjet e pranueshme tė verės sė kaluar ishin njė test i parė, pėr tė cilin Komisioni do ta shpėrblejė Shqipėrinė” thuhet nė fillim tė shkrimit.

Duke marrė nė analizė qėndrimet e politikės holandeze sipas De Telegraaf Qeveria Holandės kėrkon me shumė progres nga Shqipėria pėrsa i pėrket reformave, por nuk e perjashton dhėnien e statusit tė vėndit kandidat. E ndėrsa qeveria e kėtij vėndi mund tė jetė pėr dhėnien e votės pro Shqipėrisė nė mbledhjen e Dhjetorit nė Bruksel, De Telegraaf rendit partitė politike qė janė kundėr.

“Grupet parlamentare tė VVD, CDA (Kristiandemokratėt), PVV (ekstrem i djathtė), SP (ekstrem i majtė) dhe ChristenUnie (Bashkimi Kristian -- e djathtė) e shohin Shqipėrinė si kandidaturė tė papėrshtatshme pėr anėtaresim nė BE” thekson kjo gazetė.

Deputeti i VVD Mark Verheijen I cituar nė artikull u shpreh se Eurofilėt janė po aq tė rrezikshėm se populistėt e djathtė, duke shtuar. "Vec zgjedhjeve, Shqipėria s'ka bėrė asgjė. Vendi ėshtė i zhytur nė korrupsion dhe krimi i organizuar duket i pamundur pėr t'u shkulur dhe pastruar.Vėndi nuk ėshtė gati. Pėr mė tepėr, Europa nuk e perballon dot edhe njė vend tjetėr tė dobėt anėtar.

Mėsimi nga hyrja e Bullgarisė dhe Rumanisė ėshtė qė vėndet nuk duhet tė anėtarėsohen shumė shpejt sepse mundėsitė absorbuese tė BE-sė janė tė ezauruara. Por Komisioni Evropian ėshtė kaq i pasionuar pas zgjerimit, saqė po pėrsėrit tė njėjtin gabim. Kėtė nuk mund ta lejojmė." Ka deklaruar deputeti Mark Verheijen.

Megjithatė parlamenti i Holandės nuk e ka marrė ende njė vendim pėrfundimtar se cila do tė jetė vota e Dhjetorit pėr statusin e Shqipėrisė dhe vijimin e rrugėtimit europian. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Muhamed Veliu (Top Chanel)