Video

12/11/2013 17:22:51

Asnjė vendim pėr lėndėt kimike

nga Edi Rama






TIRANE - Dhe pse nuk hyn nė ēėshtjet e dialogut tė nivelit tė lartė me Bashkimin Europian, sigurisht, hyn nė ēėshtjen e dialogut tė brendshėm. Dua ta theksoj qartė, fakti qė, nuk ka mė shumė informacion sesa informacioni qė ka dhėnė Ministri i Jashtėm pėrpara komisionit tė Punėve tė Jashtme tė Parlamentit, ka tė bėjė me faktin, se nuk ka mė shumė informacion.

Kemi thėnė pėrmes Ministrit tė Jashtėm duke iu pėrgjigjur interesit tė medias gjatė vizitės sė tij nė Francė, se jemi kontaktuar nga Shtetet e Bashkuara dhe nė kėndvėshtrimin tim, e kundėrta do tė ishte shqetėsuese, qė Shqipėria tė mos kontaktohej pėr njė ēėshtje pėr tė cilėn janė nė kontakt tė gjitha vendet e NATO-s.

Kemi thėnė po ashtu, se nė fillin e kėtyre kontakteve ka pasur njė bisedė mes meje dhe Sekretarit tė Shtetit pėr rreth 30 minuta, ku kemi diskutuar pėr kėtė ēėshtje dhe po ju them qė, nuk ka asnjė vendim dhe nuk ka asnjė transparencė mė shumė se kaq qė mund tė bėhet, pėr njė arsye shumė tė thjeshtė, sepse ne jemi bashkė me vendet e tjera, nė njė diskutim tė brendshėm dhe nuk jemi nė kushtet kur na duhet tė marrim njė vendim.

Nė momentin qė do tė na duhet tė marrim njė vendim, sigurisht, kėtė do ta ndajmė me publikun dhe pa asnjė dyshim me parlamentin. Ēfarė do tė thotė !

Do tė thotė qė nė kushtet, nė tė cilat flasim, jam i vetėdijshėm pėr ndjeshmėrinė shumė tė lartė qė ka krijuar kjo ēėshtje, por nga ana tjetėr dėshiroj t’ju them tė gjithė qytetarėve shqiptarė, se pjesa mė e madhe e gjėrave qė thuhen, janė tė pavėrteta. Ashtu sikundėr nga ana jonė, as nuk na takon dhe as nuk ėshtė nė etikėn e Familjes Euro-Atlantike, qė tė bisedojmė jashtė nesh, nė kuptimin e njerėzve qė po bisedojmė nė emėr tė vendeve anėtare, pėr atė qė po bisedojmė brenda pėr brenda, qė pėrfshin njė gamė tė gjerė ēėshtjesh, por qė nuk lidhet ende, me njė vendim.

Sė pari, askush nuk duhet ta harrojė qė Shqipėria ėshtė anėtare e NATO-s dhe pėr rrjedhojė mendoj se gjithkush, duhet tė niset nga ky fakt dhe nga objekti i kėtij diskutimi, qė ėshtė ēarmatosja pa luftė nė terren e njė regjimi vrastar dhe tė mos bėjė asnjė krahasim tė mundshėm, se nuk ka njė tė tillė, me pozicionin tonė shumė tė qartė pėr tė shfrytėzuar kėto katėr vite, pėr tė pastruar Shqipėrinė nga plehrat, duke filluar nga ndalimi i importit tė plehrave. Tė krahasosh kėto dy gjera vėrtet e padrejtė, pėr tė thėnė mė tė paktėn.

Sė dyti, ėshtė shumė e rėndėsishme dhe kėtu do ta mbyll, qė ēdo qytetar i shqetėsuar, ēdo prind, ēdo gjyshe dhe gjysh, qė ndjek me drithėrimė nė zemėr, lumin e tė pavėrteta, qė rrjedh pėrditė pėr arsye tė vet, duhet ta dijė, se unė jam plotėsisht i vetėdijshėm dhe jam plotėsisht nė krye tė detyrės, pėr tė pėrfaqėsuar me dinjitetin mė tė plotė nė kėtė pėrpjekje dhe nė kėtė diskutim me SHBA dhe me gjithė tė tjerėt, interesin kombėtar tė Shqipėrisė, qė ėshtė i pandashėm me ēėshtjet e sigurisė nga interesi kombėtar i SHBA, por edhe interesin e ēdo familje shqiptare.

E nė ndėrkohė arsyeja pse ende, nuk i kam takuar drejtpėrdrejtė pėrfaqėsuesit e kėsaj proteste, me disa nga tė cilėt kam komunikuar personalisht, ėshtė shumė e thjeshtė; nuk ėshtė njė heshtje qė fsheh gjėsend, por ėshtė sepse nuk jemi ende dhe mund tė mos jemi nė pikėn, qė na duhet tė marrim njė vendim.

E nė rast se unė do tė mendoj se do tė na duhet tė marrim njė vendim, qoftė nė njėrėn anė qoftė nė anėn tjetėr, padyshim qė kėtė do ta ndaj me publikun, me Parlamentin, por nė radhėn mė tė parė me vetė pėrfaqėsuesit e protestės, por ama duke e mbėshtetur vendimin nė fjalė ose kėrkesėn pėr tė marrė njė vendim mbi tėrėsinė shteruese tė tė gjithė argumentave qė i duhen me tė drejtė ēdo shqiptari, jo vetėm pėr tė mos pasur frikė, as thjesht pėr tė qenė i qetė, por pėr tė qenė krenar pėr Shqipėrinė dhe pėr tė qenė i vetėdijshėm pėr ēdo arsye tė drejtėsisė tė njė vendimi tė tillė. Kjo ėshtė e gjitha dhe nuk kam dashur dhe nuk kemi dashur, tė futemi nė njė debat, pa debat.

Pėrsa na takon ne, jo pėrsa u takon atyre qė janė tė shqetėsuar, apo atyre qė pėrfaqėsojnė shqetėsimin qytetar, por pėrsa na takon ne, se ne kemi njė detyrė tjetėr dhe unė kam njė pėrgjegjėsi tjetėr, nuk ka asnjė dyshim se po tė mos isha nė zyrėn ku jam dhe po tė “dėgjoja” ekspertėt qė kanė marrė pėrsipėr t’i tregojnė shqiptarėve njė panorame apokaliptike, do tė isha nė protestė.

Por nė zyrėn ku jam nuk shoh as panoramėn apokaliptike dhe as mundėsinė qė tė jap mė shumė tė dhėna, pėr njė diskutim tė brendshėm, brenda familjes sė vendeve anėtare, sepse pavarėsisht se kėtu nuk po shkojnė avionė, apo tanke, apo ushtarė nė terren, po zhvillohet njė luftė me njė mjet tė ri, ēarmatosjen pa luftė”. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013