Video

11/11/2013 10:50:45

Ekzekutohen 80 persona brenda dites

Sepse kishin ne shtepi nje Bibel





KORE E VERIUT- Kishin nje liber Bible ne shtepi dhe kane perfunduar te vdekur. Ngjarja ka ndodhur ne Korene e Veriut, sipas disa burimeve te njohura te medias koreano-jugore JoongAng.

Sipas gazetes koreane, te djele me 3 nentor, ne shtate qytete te ndryshme te vendit, jane vrare ne publik 80 persona. Mes akuzave te ngritura per te denuarit, ishte “parja e filmave koreano-jugore” apo mbajtja e materialeve erotike, por edhe mbajtja e Bibles.

Sidomos ne Wonsan, denimi kapital i 8 personave eshte bere publikisht ne stadiumin qendror te qytetit. Te denuarit kane qene te mbuluar me qese te bardhe ne koke dhe jane gjuajtur me pas me arme. Per rastin makaber, staduimi ishte hapur dhe ishte mbushur me mbi 10 mije persona, mes te cileve edhe femije.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza