Video
11/11/2013 08:19:09
Arrestohen 25 vete per trafik grash
Policia spanjolle thyen rrjetin e trafikut ne Spanje
SPANJE- Policia spanjolle raporton se ka arrestuar 25 persona te nje rrjeti trafikantesh te cilet sillning gra dhe vajza nga Nigeria per te punuar si punonjese seksi. Grave u ishin premtuar vende te mira pune ne Europe. Fillimisht nga Nigeria kalonin ne Meksike dhe Brazil duke udhetuar me dokumenta identiteti false. Prej vendeve latine ato mberrinin ne Paris dhe me pas perfundonin ne Spanje duke punuar ne tregetine e seksit.
Policia arriti te kape njeren nga grate gjate momenteve te punes dhe me pas 4 gra te tjera. Arrestimet jane kryer ne Spanje ne disa qytete si Madrid, Toledo, Cantabria dhe Palma de Mallorca. Me teper se 100 furgona me para dhe mjete te tjera jane bllokuar. Grupi perdorte keto automjete per te cuar fitimet ne Lagos, deklaron policia.
Furgonat me dritare te erreta dhe dyer te blinduara ishin te mbushura plot me birre, por parate dhe argjendarite ishin te vendosura ne fund te arkave. Vlera e mallit shkon deri ne 6.6 milion Euro. 94 furgona jane llokuar ne Madrid ndersa 26 furgona te tjere u bllokuan ne Valencia, duke perfshire edhe pije alkoolike.
Policia shton se grupi eshte formuar me teper se 20 vjet me pare me pjestare nga universitete te ndryshme nigeriane. Tete nga 25 personat e arrestuar jetonin ne Spanje ne menyre jo te ligjshme.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter