Video

10/11/2013 20:08:55

Lirohet reporteri amerikan i Miami Herald

Autoritetet venecuelane liruan tė shtunėn reporterin e Miami Herald, i arrestuar disa ditė mė parė ndėrkohė qė po pėrgatiste njė reportash mbi krizėn ekonomike tė Venecuelės






KARAKAS- Autoritetet venecuelase liruan tė shtunėn reporterin e Miami Herald, i arrestuar disa ditė mė parė ndėrkohė qė po pėrgatiste njė reportash mbi krizėn ekonomike tė kėtij shteti tė Amerikės sė Jugut.

Miami Herald publikoi nė faqen e saj zyrtare lajmin pėr lėshimin e gazetarit dhe reporterit Jim Wyss dhe dorėzimin e tij nė duart e Ambasadės Amerikane. Mė tutje vetė Wyss publikoi njė status nė Twitter duke falenderuar Miami Herald dhe tė gjithė ata qė bėnė tė mundur lėshimin e tij brėnda pak ditėsh.

Gazetari tregoi gjithashtu pėr Miami Herald se si kishte kaluar gjatė ditėve nė burgun e imigracionit nė Venecuele duke ironizuar mbi ushqimin dhe gjendjen e burgjeve dhe qelive tepėr tė vogla pėr tė mbajtur njė numėr aq tė madh tė burgosurish. “Eshtė si tė jetosh nė njė bar me krevate dykatėshe”- shkruan ai.

Wyss u arrestua tė enjten nė San Cristobal, nė kufi me Kolumbinė, e njohur si njė vatėr e transaksioneve tė paligjshme tė pėrdorura pėr tė shmangur kontrollet e rrepta monetare.

Autoritetet venezuelase nuk e bėnė tė ditur arsyen e arrestimit tė gazetarit apo se pėr ēfarė akuzohej. As vetė presidenti Nicolas Maduro, njė kritik i deklaruar i Shteteve tė Bashkuara, nuk e preku aspak kėtė temė gjatė bisedės sė tij televisive katėr orėshe tė premten nė mbrėmje.

Reporteri amerikan qėndronte nė Bogota, por udhėtonte shpesh drejt Venecueles. Ai gjendej nė San Cristobal pėr tė raportuar rreth zgjedhjeve komunale qė do tė mbahen muajin e ardhshėm, ndėrkohė qė vendi po kalon njė krizė tė thellė ekonomike me njė inflacion qė arrin nė 54%.

Presidenti Maduro fajėson Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe rrymat e djathta se po destabilizojnė qeverinė e tij duke krijuar njė “luftė ekonomike”. Shumė gazetarė dhe reporterė tė mediave botėrore kanė hasur vėshtirėsi tė shumta nė raportimin e gjendjes sė krizes nė Venecuela. Shpesh herė ka pasur raste dhune apo arreste ndaj gazetarėve.

Gjithashtu zyrtarėt qeveritarė cilėsuan gazetarėt e mediave tė huaja si kundėrshtues tė revolucionit Chavist. Pėrveē rastit tė arrestimit tė njė regjisori amerikan pėr mėse 6 javė, arsyet e arrestimeve dhe burgosjeve pėr periudha tė shkurtra tė shumė gazetarėve tė tjerė nuk janė bėrė ende tė ditura.

Sipas raportimit tė Herald, vetė Wyss u ndalua tė hynte nė Venecuelė pak para vdekjes sė Chavez-it nė mars. Ndėrkohė qė Claudio Paolillo, kryetar i komitetit pėr lirinė e shtypit nė shoqatėn amerikane InterPress, u shpreh i habitur pėr arrestimin e Wyss duke e komentuar rastin si njė “provė mė tepėr tė intolerancės sė njė regjimi, i cili ēdo ditė e mė shumė tregon pėrbuzje dhe intolerancė ndaj gazetarėve”.

Daniela Vathi