Video

09/11/2013 19:39:37

Bota e njė dite

Ndalesa e parė Mirditė






MIRDITE - Ka qenė njė ditė plot kontraste ajo qė kalova nė Mirditė, njė zonė me rreth 11 mijė banorė. Njė kafe me shije (foto ) pas njė rrugė shumė tė ngushtė qė tė ēonte tek disa familje rreth qafės sė Kolshit. E pamundur tė kalohej, e megjithatė ishte rrugė e zakonshme pėr banorėt.

Jo vetėm e paasfaltuar por dhe e rrezikshme pėr t'u kaluar me makinė, sidomos me dėborė. E megjithatė tė flisje me banorėt pėr kėtė ishte luks. Kishin halle tė tjera.

"Ka dhe mė keq", mė thoshte mėsuesja qė ndodhej nė makinė me mua. Banorėt mezi ua kujtonin emrin deputetėve qė kishin kandiduar kėtė vit. Biles nuk ua dinin fare shpesh herė. Ata thanė se deputetėt shkonin atje vetėm njė herė gjatė fushatės dhe nuk dukeshin mė pėr katėr vjet.

"Nė qafėn e Kolshit ndodhen dhe disa familje tė tjera qė izolohen komplet nga dėbora”, thotė Luēe Shtinja, pėrgjegjesja e zyrės pėr fėmijet nė Mirditė, qėndėr e Karitasit Austriak. Ajo e bėnte kėtė rrugė disa herė sepse u ēonte banorėve tė kėtyre zonave rroba dhe ushqime.

Nė fakt po fliste pėr njė botė qė as nėpėr filma nuk e keni parė ende, por kjo nuk ishte mizerja e vėrtetė, ajo qėndronte diku tjetėr nė mentalitet.

Nė Mirditė pashė gra kamariere qė punonin dhe shumė burra qė rrinin klubeve. Kjo nuk mė bėn mė pėrshtypje nė Shqipėri. "Burrat e kanė pėr turp tė punojnė dhe shpesh herė ēojnė gratė nė punė", thotė mėsuesja. Zbulova mė pas nga biseda me gratė se burrat nuk turpėroheshin dhe aq qė tė shkonin e t'u kėrkonin para grave pėr tė harxhuar nėpėr klube.

Mirdita ėshtė njė prej atyre qyteteve qė fare mirė mund tė mbahej me turizmin familjar dhe veē kėksaj ka njė terren tė pasur me bimė mjekėsore.Zbulova se pjesa mė e madhe e kryetarėve tė bashkive nė Mirditė kanė qenė me profesion mėsues dhe se politika kultivonte dialog me forcat politike, karakteristikė kjo.























Afėr qėndrės ndodhej magazina e karitasit dhe afėr saj qėndra e grave dhe e femijeve. Nė qėndrėn e grave, e cila drejtohet nga ish kryebashkiakja Marie Biba, dikur mėsuese, zhvillohen kurse kompjuteri, beheshin qirinj me dorė, kurse rrobaqepėsie, qilima, ēanta me mbetjet e qeseve tė kafeve dhe kėpucė mė leshin e deleve, qė banorėt e hidhnin shpesh herė, meqė nuk ua blinte njeri.























Gratė rreth dhjetė veta mblidheshin dhe punonin kėpucė tė bėra mė mjete pak a shumė primitive dhe po ashtu vepronin mė qirinjtė dhe tapetet e bėrė me dorė.























Fėmijėt e klasave tė para mblidheshin nė qėndėr zakonisht pas orės 12:00. Aty hanin dhe bėnin detyrat e shtėpisė. Familjet mė nė nevojė dėrgonin fėmijėt tė kalonin disa orė, nė tė ngrohtė dhe me njė vakt tė bollshėm. Disa herė organizoheshin dhe shėtitje jashtė me stine tė mirė.

Familjet pėr tė cilat kujdesej pėrgjegjėsi i Karitasit Zef Shtinja, (gjithsesj 80), pėrveē problemeve ekonomike, vuanin, sidomos gratė, nga dhuna e rėndė nė familje. Ishte befasuese te zbuloja ne njerin prej tyre, se gruaja e Zef Tuēit, kishte studiuar dikur anglisht ne shkolle, dhe i shoqi gjuhen ruse.























"Pi shumė", mė tha teksa mė tregonte atė qė familja e saj e quante shtėpi. Jetonin vetėm me pensionin e tė shoqit qė vuante dhe nga kanceri nė shpinė, njė sėmundje qė iu shfaq vitet e fundit. Zonja kultivonte vetė nė bahēe ndonjė perime, por nė pjesėn mė tė madhe tė kohės ishin tė kėnaqur kur arrinin tė blinin bukėn.

Tė kaloje pėrgjatė Urės sė Fanit, ishte e trishtueshme. Rrezė maleve ndodheshin shtėpi qė ishin futur nė projektin e Karitasit Austriak si problematike; sipėr tyre ishin ndėrtuar vila luksoze rrethuar me mure tė larta brenda tė cilave, pronarėt me siguri qė duhej tė ishin mė tė ngopur se tė tjerėt pėrreth. (vijon) Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter //HermesNews ©2013//

Doriana Metollari