Video

09/11/2013 13:59:19

Xhelozi fqinjėsh

nga Gjergj Marku






HermesNews - Kete foto e kam te shkrepur me kosovarin Raif Rexhepin para dhjete viteve, njė prishtinas energjik 58 vjeēar, kur kishte vendosur investonte plot 800 mijė dollarė nė bregdetin e Shėngjinit pėr tė ngritur kompleksin turistik DORA, njė motėrzim pėr nga emri, me bisnesin e suksesshėm qė ai posedonte nė Kosovė, nuk i kishte vajtur ne mendje se njė ditė do tė thoshte “Ē’bėra unė i pamend?!...”.

E megjithatė, albanologu pasionant i gjuhėsisė shqipe, gazetar i Rilindjes aty nga vitet ’69 dhe ndėr tė parėt mbėshtetės tė Deklaratės Kushtetuese tė Kosovės nė vitet ’90, shpallur “non grata” nga serbėt qė atė kohė, pat eksperimentuar kėtu tek ish kampi i punėtorėve diēka mes “turizmit patriotik”, siē ka dėshirė ta thėrrasė ai, dhe atij komercial, bisnesor. Me njė kontratė 20 vjeēare me KSSh-ne pati bėrė rehabilitimin e ndėrtesave gėrmadhė tė ish-kampit tė punėtorėve dhe pionierėve. Kush i ka parė ato para 10 vitesh nuk i besohej se ē’mrekulli mund tė bėjė dora e njeriut si kėtu, me rrethimin, pastrimin, lulishtet, ambientet e tjera tė jashtme dhe mė pastaj me dy godinat.

Tė 98 dhomat me 350 shtretėr me banjo, kondicioner, klimė system, tv, telefon, ujė dhe energji tė garantuar non stop, 2 restorante me 800 ulėse, kuzhinė tė pasur kosovare e meny tė tjera, plazh tė rrethuar dhe tė pastėr, shezlonge, caffe bar dhe ushqim tė shpejtė nė plazh, ambulancė me mjek tė gatshėm, kėnde lojrash pėr fėmijė, kabina telefonike, shitore etj.

Rexhepi me pati thene ne ate bisede se bregdetin shqiptar sot, mund ta shohėsh me dy palė sy, edhe ju gazetarėt mund ta fiksoni celuloidin atje tek plehėrat, tek ndonjė lopė a tjetėr shėmtirė e tė trembni njerėzit duke u thėnė: ja, ky ėshtė plazhi shqiptar! Keto unė i di mė mirė se ndonjė tellall nė Kosovė. Mė qan shpirti qė nuk ėshtė tėrė bregu si kėtu brenda “gardhit” tė kompleksit tim.

Komunės i kam afruar ndihmėn time, ja pyete kryetarin, do tė sillja makinė tė posaēme pėr pastrimin dhe dizefektimin e tėrė bregut, por ama shteti shqiptar duhet tė vėrė ligje e jo tė lejojė ndėrtime tė tilla nė rėrė, siē janė bėrė vend e pa vend.. Ndėrtesat e qytetit mund tė lyhen e zbukurohen, rruga kryesore tė shtrohet, uji tė vijė pandėrprerje, tė bėhen trotuare, tė ketė lule, pemė e gjithēka grishėse kėtu nė kėtė vend, qė e ka fal zoti pėr bukuri e pėr kurativ. Do tė thuash, kur i di tė gjitha kėto qė nuk janė ende, ē’ti piu mend e kokės qė erdhe. Jemi shqiptarė bre, dikush sot duhet tė jetė “viktimė” e viteve tė para tė ecjes sonė turistike, por e nuhas qė e ardhmja do tė jetė tjetėr nga e sotmja, e atėbotė kosovarėt do tė rranin kėtu…

Sot per ate dite!...

Mirepo ajo qe me tronditi para dhjete viteve ne rrefimin e mikut kosovar, kishte te bente me nje fakt, media te paguara ne Kosove e Shqiperi, ne prag sezoni turistik, kishte reklamuar dhjetra kronika me sens negativ, duke dhene imazhe nga Saranda, ne Vlore, Durres, Shengjin e deri ne Velipoje me plehera, mbeturina, bageti ne plazh dhe gjithe pisllekun e dynjase, pa u marre fare me anen atraktive qe sillnin bisnesi te tilla apo peisazhet mahnitese. Dhe e di cfare kishte ndodhur? Shqiperia ate vere humbi plot 400 milion dollare, sepse turistet kosovare u shmangen nga destinacioni turistik i Shqiperise per ne plazhe te tjera! Ky ishte peshqeshi i nje media te papergjegshme qe shitej e blihej per “pese aspra” kunder vendit te vet!

Dhe per cfare, per plehera, mbeturina e lope neper plazh ! Nė tregun turistik tė Europės Qendrore dhe Lindore Shqipėria asokohe zinte rreth 0.6% tė kėrkesės totale pėr turizėm. Por duke qenė njė treg gjithmonė nė rritje po zgjonte xhelozinė e vendeve fqinje, qė kanė vite qė mjelin tregun turistik me suksese tė mėdha. Tė tillė janė thuajse gjithė fqinjėt tanė; Greqia, Italia, Mal i Zi, Turqia. Promovimi i Shqipėrisė nga agjencitė e kėtyre vendeve nuk bėhet ashtu si duhet, sepse kjo do tė dėmtonte tregun e tyre turistik.

Po ta zeme, se neser kemi ne territorin shqiptar 1300 ton arme kimike te rrezikshme te demontuara apo te siguruara, sic thone specialistet PRO, a nuk do ishte nje “gur ne dore” per kedo media boterore, qe mund te shitet e blihet per kollaj me me shume se “pese aspra”, ne publikimet me info horror, te qene apo te paqena, fjala bie, per ndotje masive, cili qenka ai turist i cmendur qe do ta preferenonte me destinacionin turistik shqiptar?!

Imagjinojeni per nje moment, sikur per Dubain, qe eshte nje destinacion i pelqyer nderkombetar, nje media nderkombetare te shpikte nje “virus” te paqene derrash a pulash, kush do te shkonte me atje ! Ndaj, per nje arsye me teper edhe te kesaj kategorie, vazhdoj ta them JO ARME KIMIKE SIRIANE ne vendin tim ! Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter





HermesNews - ©2013