Video

08/11/2013 21:09:51

Buxheti dhe politika e mirėqėnies

nga Lulzim Basha






TIRANE - Rreth njė muaj mė parė, opozita ngriti me forcė shqetėsimin, se akti normativ i qeverisė pėr ndryshimin e buxhetit tė shtetit 2013, ishte pėrballja e parė e gabuar nė drejtimin e gabuar nga ana qeverisė sė re nė problemet e ekonomisė.

Me njė goditje arbitrare tė dyfishtė, tė pambėshteur nė asnjė analizė serioze tė gjendjes amatoreske sa i takon pėrmbajtjes dhe shumė tė dyshimtė pėrsa i takon qėllimit, qeveria vendosi papritur tė ulte me rreth 250 milion

Dollarė planin e tė ardhurave nga tatimet dhe doganat pėr tre muajt e mbetur tė vitit, pra tė linte pa mbledhur katėr herė mė shumė se mosrealizimi faktik i qeverisė sė mėparshme nė fushatė elektorale dhe nė largim.

Njėherėsh, me krijimin e kėsaj grope qė ka ēuditur tė madh e tė vogėl, qeveria me tė njėjtin akt, vendosi tė merrte me dorė tė rėndė njė borxh prej 400 milion Dollarėsh, dukshėm mė shumė se sa mundėsitė e krijuara dhe ēliruara nga menaxhimi qė trashėguan prej nesh.

Nuk po ndalem kėtu nė kunderthėniet e mėdha politike qė krijon njė qeveri qė ėshtė ēirrur kundėr marrjes borxh kur ishte nė opozitė dhe vjen e i bie me top sapo intalohet nė pushtet. Ky ėshtė njė problem i rėndė etiko-moral qė ka kjo qeveri me zgjedhėsit e saj, tė cilėt i ka gėnjyer.

Por, ne nuk do tė merremi sot me kėtė. Do tė rikapitulojmė vlerėsimet dhe qėndrimet e deritanishme pėr aktin normativ e pasojat e tij, do tė thellojmė analizėn nė funksion edhe tė aksionit tonė tė dytė tė madh nė kėtė fushė, qė ėshtė qėndrimi ndaj paketės fiskale dhe projektbuxhetit pėr vitin 2014.

Ne vlerėsuam se ulja drastike e planit tė tė ardhurave pėr muajt tetor-dhjetor, me afro 25% krahasuar me planin fillestar dhe mbushja e kėsaj grope thuajse tėrėsisht pėrmes rritjes galopante tė defiēitit buxhetor nga 3.4% nė 5% tė PBB dhe borxhit publik nga 62% nė 69% tė PBB, bėhej me tre qėllime bazė:

- Krijimi i nje rezerve tė padukshme pėr dėshtimet me probabilitet 95% siē i thanė ekspertėt ndėrkombėtarė, qė vetė i ftoi nė konferencėn e Partisė Socialiste nė gusht, pra tė krijojė brezin e sigurisė sė dėshtimit, apo njė lloj “buffer zone”;

- Pėrkeqėsimi artificial i pėrshkrimit tė gjendjes sė ekonomisė dhe tė financave publike nė mėnyrė qė ēdo zhvillim normal tė ngjante si sukses, pra pėr tė shitur si real njė sukses artificial.

- Krijimi i njė mekanizmi pėr mundėsi abuzimi me fondet publike, me taksat, me doganat e shqiptarėve nė favor tė klientelės dhe nėpėrmjet kėtij mekanizmi tė mbajė peng bizneset dhe mediat.

Analizat dhe diskutimet tona, tė shprehura pėrmes deklaratave pėr shtyp, si dhe debati parlamentar dhe post-parlamentar mbi aktin normativ tė buxhetit, vėrtetuan tezat tona fillestare, pasuruan bazėn e tė dhėnave, analizat dhe konkluzionet si dhe ndihmuan publikun tė perceptonte me mirė kuptimin, qėllimin dhe pasojat e kėtij akti. Nė kėtė debat, ne u pėrballėm me njė qeveri qė ndryshe shkruan e ndryshe flet.

- Me shkrim, nė relacionin shpjegues tė aktit normativ pėr buxhetin, pranonte se ekonomia i kishte rezistuar mirė efekteve tė krizės ekonomike, kishte ruajtur ritme pozitive tė rritjes ekonomike, rritjes sė fortė tė eksporteve dhe rritjes sė investimeve, tė gjitha kėto si rezultat i stimujve tė fortė fiskalė, tė siguruara nga qeveria paraardhėse, dhe me gojė shprehej se vendi kishte rėnė me kohė nė krizė dhe se qeveria paraardhėse kishte rrenuar financat publike.

- Me shkrim, nė relacionin shpjegues pėr ligjin pėr kontratėn me Crown Agents shkruan se vendi rrezikon seriozisht tė bjerė nė skenarin e njė vendi fqinj dhe me gojė, fill pas tejkalimit virtual tė planit tė tejulur tė tė ardhurave, shprehet se s’ka skenar grek pėr Shqipėrinė.

Kėto janė veēse pamja e jashtme e njė qeverie pa vizion, e paaftė tė parashikojė, inkoherente , kontradiktore, klienteliste, qė nuk prodhon zgjidhje tė mira dhe siguri pėr tė gjithe, por vetėm pikėpyetje e dyshime, vetėm pasiguri dhe frikė, duke u bėrė me shpejtėsi njė faktor rreziku pėr ekonominė, stabilitetin dhe vetė demokracinė.

Ndaj, ne sot organizojmė kėtė konferencė pėrmbyllėse tė aksionit tonė kundėr aktit normativ pėr buxhetin, konferencė nė tė cilėn do tė bėjmė njė pėrmbledhje tė konstatimeve tona tė njohura, si dhe do tė ekspozojme konstatimet tona mė tė fundit me qėllim qė tė rezonojmė me publikun dhe partnerėt lidhur me rrezikshmėrinė e kėtij lloj planifikimi dhe kėtyre lloj politikash ekonomike qeveritare.

E ndėrkaq, konkluzionet e kėsaj konference shėnojnė edhe pikėnisjen e fazės tjetėr tė aksionit tonė, atė kundėr pėrsėritjes sė tė njėjtės mbrapshtėsi tė qeverisė nė planifikimin e paketės fiskale dhe atė buxhetore 2014. Sot, politikanė, njėherazi profesionistė, tė opozitės nė fushėn ekonomike, fiskale e financiare do tė zhvillojnė 6 tema pėrmes sė cilave ne do tė shpalosim gjetjet dhe konkluzionet pėr sa vijon:

- Ne do tė argumentojmė, pėrtej ēdo dyshimi, se ulja drastike e planit tė tė ardhurave pėr periudhėn tetor-dhjetor 2013, nuk kishte asnjė bazė nė ekonominė reale. Ulja pėr afro 25% e tė ardhurave ishte vetėm dhe vetėm shprehje e panikut tė Kryeminsitrit dhe hilese sė tij. Njėherazi ky ishte njė planifikim i papėrgjegjshėm pasi, paniku dhe pesimizmi qeveritar, janė faktorė rreziku dhe krize pėr ekonominė. Parashikimet dhe sugjerimet tona pėr njė planifikim mė tė lartė tė tė ardhurave vėrtetohen edhe nga rezultatat e deklaruara nga qeveria pėr tė ardhurat e doganave dhe tatimeve nė tetor 2013.

Tejkalimi me 5-6% e planit tė tejulur me afro 25%, ėshtė vetėdemaskimi mė i mirė qė qeveria i bėn aktit normativ dhe provė e vlerėsimit tonė tė drejtė. Nėse qeveria do tė kishte mbajtur njė plan edhe mė tė lartė, siē ia sugjeruam, qoftė edhe tė paktėn nė nivelin e 8 mujorit tonė, tė ardhurat fiskale, me siguri tė plotė do tė kishin qenė edhe me tė larta se sa ē’u mblodhėn nė kushtet e pesimizmit, tė njė administrate nėn stres dhe njė drejtimi amatoresk.

- Ne do tė argumentojmė se rritja e defiēitit dhe borxhi shtesė shėrbyen vetėm per tė mbushur gropėn artificiale tė tė ardhurave dhe pėr tė garantuar qetėsinė e qeverisė dhe shpenzimet e rritura jo-produktive tė saj dhe aspak pėr tė pėrmirėsuar jetėn e shtresave tė gjera tė popullit e as pėr tė zgjidhur hallet e biznesit ndonėse qeveria, tė gjithė propagandėn pėr borxhin e mbėshteti nė tė ashtuquajturin “borxh tė fshehtė”.

- Ne do tė argumentojmė se struktura e shpenzimeve, e ndryshuar nga akti normativ, pėrbėn njė fillesė tė njė buxheti qė planifikohet e shpenzohet keq, pėr qėllime operative, pėr mė pak investime dhe pėr borxh qė pėrdoret pėr shpenzime operative nė vend qė tė perdoret vetėm dhe ekskluzivisht pėr investime dhe zhvillim.

Nė kėto tre tema, do tė kontribuojnė deputetėt dhe ekspertė tė financave publike, Ridvan Bode, Sherefedin Shehu dhe Zana Guxholli

- Por, ne do tė japim edhe njė analizė me komplekse tė lidhjes sė akteve dhe veprimeve tė qeverisė me ekonominė, duke e parė kėtė lidhje nga dy plane;

* I pari, qė akti normativ i qeverisė, si shprehje e frikės, hilesė dhe papėrgjegjshmėrisė, pėrbėn njė faktor tė fortė rreziku pėr ekonominė reale;
* I dyti, se si e sa faktorėt ekonomikė jo-qeveritarė dhe jashtė qeveritarė mund tė kontribuojnė nė minimizimin e efekteve negative tė qeverisė nė ekonomi dhe shmangien e njė krize tė shkatuar artificialisht.

Nė kėto dy tema do tė kontribuojnė deputetėt e njėherazi ekspertė tė ekonomisė, Florion Mima dhe Genc Ruli

- Sė fundi, do tė analizojmė nė thellėsi e mbi fakte e prova mbrapshtėsinė, opakėsinė, pandershmėrinė dhe rrezikshmėrinė e prokurimeve tė drejtperdrejta e tė paligjshme me kompani konsulente Deloitte dhe Crown Agents, si shprehje e nje arrogance e kleptokracie.

Nė kėtė temė tė fundit, do tė kontribuojė eksperti i financave publike dhe legjislacionit financiar, Alfred Rushaj.

Pas ēdo prezantimi do tė bashkėbisedojmė mbi tezat, faktet dhe shifrat pasi synimi ynė ėshtė, qė sė bashku t’i bėjmė rezistencė kėtij fenomeni tė mbrashtė qė ėshtė nė fillimet e tij, nė mėnyrė qė tė mundemi ta pengojmė tė zhvillohet si njė sėmundje kronike e tė rrezikshme nė planet e ardhshme buxhetore duke filluar nga mė i afėrti, ai i vitit 2014.

Ne kemi thėnė se do tė jemi opozitė e alternativės. Sygjerimet tuaja do tė jenė shumė tė rėndėsishme pėr qėndrimin tonė dhe sė bashku, tė ndikojmė pėr politikat e duhura qė forcojnė biznesin dhe rrisin ekonominė dhe sigurojnė mirėqėnien e ēdo qytetari.

Ndaj, ju ftoj tė fillojmė me dėgjimin dhe diskutimin e prezantimit tė temės sė parė. * Fjala e kryetarit Basha nė tryezėn e rrumbullakėt me temė "Ku po shkon ekonomia shqiptare!?" Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013