Video

08/11/2013 17:41:17

Hetim pėr tregun e karburanteve

Qėllimi i monitorimit nė tregun e karburanteve ka qenė evidentimi i ndryshimeve nė strukturėn e tregut tė karburanteve






TIRANE - Autoriteti i Konkurrencės (AK) njofton se ka hapur proēedurėn e hetimit paraprak nė tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicė tė karburanteve pėr kufizime tė mundshme tė konkurrencės. Nė njė njoftim pėr shtyp, AK bėn tė ditur se "vendimi u mor pasi nė mbledhjen e fundit Komisioni shqyrtoi kėrkesėn e Sekretariatit pėr hapjen e procedurės sė hetimit paraprak nė tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumice te karburanteve pėr kufizime tė mundshme tė konkurrencės si pasojė e sjelljes sė njė/disa ndėrmarrjeve".

Qėllimi i monitorimit nė tregun e karburanteve ka qenė evidentimi i ndryshimeve nė strukturėn e tregut tė karburanteve, diezel 10 ppm dhe benzinė, ecuria e ēmimeve nė treg pėr tė parė nėse ka shenja tė kufizimit tė konkurrencės si pasojė e mundėsisė sė koordinimit tė sjelljes nė treg dhe/ose abuzimit me pozitėn dominuese(nė rast tė ekzistencės) tė njė ose disa (dominancė kolektive) ndėrmarrjeve aktive nė tregun pėrkatės.

"Nga tė dhėnat e administruara si dhe nga analiza e realizuar u konstatua se tregu i importit te naftės 10 ppm dhe benzinės paraqitet me ndryshime te theksuara strukturore, ku ndėrmarrjet kane ndryshuar ndjeshėm pjesėt e tregut gjatė viteve 2010- gusht 2013. Nė treg kemi ndėrmarrje qė kanė dalė nga tregu i importit, duke operuar vetėm nė tregun e pakicės, sikurse kemi hyrje tė reja nė treg", thuhet nė njoftimin e AK-sė. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013