Video

08/11/2013 16:57:38

Papa denoncon ryshfetin nė sektorin publik

''Kultura e ryshfetit ėshtė njė sjellje tejet mėkatare. E fillojmė ndoshta me njė zarf tė vogėl, por ėshtė si droga''






VATIKAN - Papa Franēesku denoncoi sot kulturėn e ryshfetit publik dhe privat qė ndikon negativisht tek fėmijėt e korruptuesve tė cilėt pranojnė mėkatin e baballarėve tė tyre.

"Kultura e ryshfetit ėshtė njė sjellje tejet mėkatare. E fillojmė ndoshta me njė zarf tė vogėl, por ėshtė si droga", theksoi papa duke komentuar ungjillin gjatė meshės sė tij tė mėngjesit nė kishėn e rezidencės sė Shėn Martės.

"Zoti na urdhėroi qė bukėn ta ēonim nė shtėpi pėrmes punės sonė tė ndershme e tė mos u jepnim fėmijėve tanė ushqim tė pisėt", theksoi papa argjentinas.

"Fėmijėt e njė administratori tė pandershėm ndoshta janė tė regjistruar nė shkolla tė shtrenjta e tė rritur nė kushtet mė tė mira, por kanė pranuar gjithsesi mėkatin e babait tė tyre i cili ka humbur dinjitetin duke punuar nė mėnyrė tė pandershme", shtoi Papa. Papa u bėri thirrje besimtarėve tė luteshin pėr kėta fėmijė tė etur pėr dinjitet. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013