Video

05/11/2013 19:29:02

Rama fton mjekėt jashtė

''Ftoj mjekėt shqiptarė me karrierė jashtė vendit, tė vijnė pėr tė ndarė me ne ide e eksperienca, projektuar hapa e jetėsuar nisma''






TIRANE - Kryeministri Edi Rama fton mjekėt shqiptarė, me karrierė jashtė vendit, tė vijnė nė Shqipėri pėr njė transformim sa mė tė shpejtė tė sistemit shėndetėsor. "Kam kėnaqėsinė tė ftoj mjekėt shqiptarė me karrierė jashtė vendit, tė vijnė pėr tė ndarė me ne ide e eksperienca, projektuar hapa e jetėsuar nisma, qė do t’i hapin rrugė transformimit sa mė tė shpejtė tė sistemit shėndetėsor shqiptar", shkruan Kryeministri Rama nė rrjetin social facebook. Jemi tė vendosur tė bėjmė tė mundur, sėbashku, shkruan Kryeministri, njė shėrbim shėndetėsor cilėsor tė denjė pėr qytetarėt tanė, suksesin tuaj dhe tė nesėrmen e gjeneratave tė tjera. "Ndaj pres me shumė kėnaqėsi takimin tonė, qė kalon pėrmes kėsaj PO pėr Shqipėrinė", thekson kryeministri nė mesazhin e tij. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013