Video

05/11/2013 15:09:15

Tatimet. 1.2 miliard leke me teper

Mbitejkalohet plani tatimor per muajin tetor





TIRANE- Administrata Tatimore ka arritur tė mbledhė rreth 1.2 miliardė lekė mė shumė se sa plani gjatė muajit tetor. Kjo shėnon njė kthesė tė kėsaj administrate, pasi nga fillimi i kėtij viti, mosrealizimi i tė ardhurave nga tatimet ka thelluar deficitin nė buxhetin e shtetit.

Nė njė komunikim me mediat, Drejtorja e Pėrgjithshme e Tatimeve, Brisejda Shehu, deklaroi se plani pėr kėtė muaj ėshtė realizuar nė masėn 106 %, krahasuar me planin e fillimvitit. Sipas Shehut, gjatė kėtij muaji ėshtė zbuluar njė vlerė e evazionit fiskal nė masėn 295 milion lekė, kryesisht shmangie nga detyrimi pėr tė deklaruar dhe paguar tatimet dhe skemėn e TVSH-sė.

Niveli i ulėt i realizimit tė tė ardhurave dhe performanca e dobėt e kėsaj administrate qė nga fillimi i vitit ka rritur deficitin nė buxhet. Sipas tė dhėnave nga Ministria e Financave, deficiti buxhetor nė muajin shtator arriti nė 26.9 miliardė lek.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013