Video

05/11/2013 14:56:37

Nis puna per hetimin e zgjedhjeve per kryetar bashkie ne Korce

Prokuroria po heton listat e shtatit te PS-se Korce





KORCE- Pas rezultateve pėrfundimtare tė zgjedhjeve vendore tė 3 nėntorit nė Bashkinė Korēė dhe pas shpalljes sė kryebashkiakut tė ri, Sotiraq Filo, i cili fitoi kėto zgjedhje me njė diferencė prej 10.690 votash ndaj rivalit tė tij Sotiraq Stratobėrdha, emisioni “Fiks Fare" nė Top Channel, ka denoncuar skandalin e radhės, pagesėn prej 2 mijė lekė qė u jepej studentėve qė shkonin tė votonin nė zgjedhjet e 3 nėntorit.

Mėsohet se prokuroria ka nisur hetimet pėr blerjen e votave nga shtabi i PS-sė nė qytetin e Korēės. Sipas burimeve zyrtare nga prokuroria, mėsohet se ky institucion pritet tė sekuestrojė nė cilėsinė e provės listat e shtabit tė PS-sė.

Kryetari i deges se Partisė Socialiste nė qytetin e Korēės, Ilir Pendavinji, tha sot se "nuk janė blerė vota pėr zgjedhjet e 3 nėntorit. Studentėve anėtarė te FRESSH-it, qė nuk kishin mundėsi financiare tė vinin nė Korēė pėr tė votuar, u ėshtė paguar shpenzimi i udhėtimit". Ai nuk ka dashur tė shtojė mė tej rreth ēėshtjes duke ia lėnė prokurorisė fjalėn e fundit. Partia Demokratike ka kėrkuar anulimin e zgjedhjeve nė Bashkinė e Korēės. Forca politike mė e madhe nė opozitė, i kėrkoi prokurorisė qė tė nisė hetim tė gjithanshėm.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013