Video

05/11/2013 13:40:24

Ndalohen dy shtetas per vjedhje

Akuzohen per mjete te vjedhura jashte vendit





KUKES- Nje shtetas nga Kosova sapo ka hyre nė territorin shqiptar eshte ndaluar, pasi rezultonte person nė kėrkim nga drejtesia e Holandes. Zėdhėnėsi i Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Kukėsit, Jaho Caushaj, bėri tė ditur se, “nė hyrje pėr nė territorin shqptar, nė doganėn e Qafė Morinės tė rrethit tė Tropojės, ėshtė ndaluar shtetasi kosovar Kastriot Bytyci, 25 vjec, i cili udhėtonte me automjetin e tij tip Voswagen me targė 01 225 GF. Gjatė kontrollit tė dokumentacionit tė mjetit rezultoi se ai ishte i denoncuar si i vjedhur nė Holandė. Menjėherė ėshtė bere bllokimi i mjetit dhe ndaj drejtuesit ka nisur procedimi penal pėr akuzėn e trafikut tė mjeteve motorrike.

Ndėrkohė, nė doganėn e Morinit tė rrethit tė Kukėsit duke hyrė nė territorin shqiptar ėshtė ndaluar shtetasi kosovar Ragip Hajdini, 42 vjec, lindur e banues nė Pejė. Ai po hynte nė territorin shqiptar duke udhėtuar me mjetin tip fuoristradė TOUREG me targė zvicerane. Gjatė kontrollit tė dokumentacionit tė mjetit nė sistemin TIMS rezultoi se ky mjet ishte denoncuar si i vjedhur nė Ceki, nė muajin qershor tė vitit 2012. Menjėherė ėshtė bere bllokimi i mjetit, ndėrsa ndaj 42 vjecarit ka nisur cėshtja penale pėr trafik tė mjeteve motorrike.

Vendosja e sistemit TIMS nė pikat e kalimit kufitar me Kosovėn ka bere qė thuajse cdo ditė tė ndalohen persona nė kėrkim nga policia, apo mjete tė vjedhura nė vende tė ndryshme tė Evropės.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013