Video

04/11/2013 15:31:47

Shtyhet serisht seanca ndaj Dritan Dajtit

I akuzuari kerkon dokumentacioni e armes se policise





TIRANE- Shtyhet sėrish seanca gjyqėsore nė ngarkim tė tė pandehurit Dritan Dajti, i cili akuzohet pėr vrasjen e 4 efektivėve tė policisė nė datėn 7 gusht 2009. Mėngjesin e sotėm nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda ėshtė zhvilluar seanca e radhės ndaj Dajtit. I pandehuri ende pa njė avokat mbrojtės ka kėrkuar dokumentacionin pėrkatės tė armės sė efektivit tė policisė me inicialet G.B.

"Dua dokumentin e marrjes sė armatimit tė oficerit tė policisė me inicialet G.B., pėr tė provuar nėse pistoleta qė oficeri ka dorėzuar pėr ekspertim ka pasur leje apo jo", tha i pandehuri Dajti.

Dajti ka deklaruar se, "oficeri me inicialet G.B., ka qėlluar me armė nė vendin e ngjarjes nė shpatull njė person me kapuē. Me vonė mėsova se ky person me kapuē ishte Kastriot Feskaj". Sipas Dajtit G.B ka pranuar nė seancė qė ka qėlluar nė vendngjarje ndėrsa nga ekspertimi rezulton se nga arma e tij nuk u qėllua.

Seancėn e kaluar i akuzuari pėr vrasjen e katėr policėve Dritan Dajti hodhi akuza pėr manipulim tė fakteve. Trupi gjykues vendosi shtyrjen e senacės. Dritan Dajti, akuzohet pėr vrasjen e katėr efektivėve tė policisė nė gusht tė vitit 2009, nė Durrės, pranė pistės.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013