Video

03/11/2013 11:39:33

Karl Lagerfeld diskriminon vajzat mbipeshė

Nuk ėshtė hera e parė qė stilisti i famshėm i Chanel shpreh komente pėrēmuese pėr femrat mbi peshė







PARIS- Nuk ėshtė hera e parė qė stilisti i famshėm i Chanel shpreh komente pėrēmuese pėr femrat mbi peshė. Vitin qė shkoi ai vuri nė shėnjestėr kėngėtaren Adele pėr peshėn e saj, por pastaj shtoi edhe se vlerėsonte zėrin e saj dhe tiparet e ėmbla tė fytyrės. Ndrėsa kėtė vit duket sikur komentet e tij diskriminuese u drejtohen tė gjithė femrave mbi peshė.

“Askush nuk dėshiron tė shohė femra tė shėndosha nė paserela- u shpreh ai nė librin e tij tė fundit- janė vetėm femrat e shėndosha ato qė mendojnė se modelet janė tė pavlera ndėrkohė qė ato vetė kalojnė kohėn para televizorit, duke ngrėnė patatina.

Komentet snob dhe provokuese tė Lagerfeld, nxitėn reagimin e shoqatės franceze “ Belle, Ronde, Sexy et je m’assume”, e cila prej vitesh nėn drejtimin e Betty Aubriere merret me mbrojten e imazhit tė femrės “curvy”, duke i thėnė jo imazhit tė njė femre anoreksike, pa linea dhe shpesh herė me probleme shėndetėsore per shakak tė anoreksisė sė detyruar. Aubriere paditi Lagerfeld duke e denoncuar pėr komentet e tij fyese dhe diskriminuese.

“Mjaft mė me ofendimet ndaj nesh nga ana e njerėzve tė famshėm si Lagerfeld. Jemi tė lodhura nga kėto sjellje snob! Shumė adoleshente nuk ndihen mirė me trupin e tyre, janė kaq tė pasigurta nė vetvete dhe komente tė tilla ndikojnė shumė negativisht tek kėto vajza. Kemi marrė qindra mesazhe nga gra tė cilat ndihen viktima tė diskriminimeve dhe ofendimive pėr shkak tė peshės sė tyre fizike. Madje situata ėshtė aq e rėndė sa shumė vajza kanė braktisur shkollėn pėr shkak tė kėtyre sjelljeve pėrēmuese”- u shpreh Aubiere.

Njė vit mė parė Karl Lagerfeld i kėrkoi falje Adele-s pėr komentin e tij. Sot pėr sot nuk ka ende asnjė koment apo shfajėsim tė “lartmadhėrisė sė tij” Lagerfeld nė lidhje me ofendimet e fundit ! Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Daniela Vathi