Video

31/10/2013 18:28:52

Raporti i OSBEsė pėr zgjedhjet

''Atmosfera e mosbesimit midis dy forcave politike kryesore njollosi mjedisin zgjedhor dhe vėshtirėsoi administrimin e gjithė procesit zgjedhor''






TIRANĖ - “Nė njė vit tė mbizotėruar nga zgjedhjet parlamentare tė 23 Qershorit, zhvillimi paqėsor i tyre, si dhe kalimi relativisht i qetė i pushtetit shėnuan njė pėrparim domethėnės nė Shqipėri, me gjithė mjedisin e vėshtirė politik dhe ekonomik”, deklarohet nė raportin e paraqitur nė Kėshillin e Pėrhershėm nga Kryetari i Prezencės sė OSBE-sė nė Shqipėri.

Ne raport ėshtė nėnvijėzuar, “atmosfera e mosbesimit midis dy forcave politike kryesore njollosi mjedisin zgjedhor dhe vėshtirėsoi administrimin e gjithė procesit zgjedhor”.

Raporti pėrfundimtar i misionit tė vėzhgimit tė zgjedhjeve i Zyrės sė OSBE-sė pėr Institucione Demokratike dhe tė Drejtat e Njeriut (ODIHR) doli nė pėrfundimin se zgjedhjet “ishin konkurruese, me pjesėmarrje aktive qytetare gjatė gjithė fushatės dhe respekt tė mirėfilltė pėr liritė themelore”.

Nė kėtė raport nėnvijėzohet se viti i kaluar ka qenė njė kohė zhvillimesh domethėnėse nė Shqipėri. Nė fund tė Nėntorit, Shqipėria festoi 100 vjet pavarėsi. Festimet ishin, gjithsesi, njė ēast bashkues. Pėrparimi nė axhendėn e reformave ngeci, ndėrsa armiqėsia dhe polarizimi politik u rritėn vazhdimisht me afrimin e zgjedhjeve parlamentare tė 23 Qershorit.

Miratimi, nė Maj 2013, i dy ligjeve me shumicė tė cilėsuar, konkretisht i ligjit pėr Gjykatėn e Lartė dhe atij pėr nėpunėsin civil, si dhe i rregullores sė Kuvendit, pėrmes bashkimit tė votave tė shumicės qeverisėse dhe opozitės, ishte njė pėrjashtim pėr t’u shėnuar, cilėsohej nė rapot.

Zgjedhjet e 23 qershorit nxorėn fitues, me njė diferencė tė madhe, koalicionin e udhėhequr nga Partia Socialiste; koalicioni fitoi 83 vende, por pėr shkak tė kapėrcimit tė mėvonshėm tė njė deputeti tė opozitės, koalicioni i ri qeverisės tani ka 84 votat e nevojshme pėr tė kaluar legjislacion me shumicė tė cilėsuar prej tri tė pestash.

Kalimi i pushtetit, qė pasoi zgjedhjet, ishte relativisht i qetė, ndonėse jo krejtėsisht pa akuza pėr shpėrdorim pushteti nga ana e qeverisė nė ikje dhe pėr spastrim tė supozuar tė administratės publike nga ana e qeverisė nė ardhje.

Qeveria e re mori detyrėn mė 15 Shtator, me njė agjendė ambicioze. Megjithėkėtė, qeveria e re pėrballet me sfida tė konsiderueshme, tė cilat duhen trajtuar nė njė mėnyrė tė pjekur dhe gjithėpėrfshirėse. Ėshtė pozitive qė shumica e re ka shfaqur interesin e saj tė fortė pėr tė ecur pėrpara me reformat shumė tė nevojshme dhe ėshtė zotuar tė punojė bashkė me opozitėn nė kėtė drejtim.

Shpresohet qė opozita do tė pėrgjigjet nė njė mėnyrė tė favorshme pėr arritjen e pėrparimit nė axhendėn e reformave tė vendit. Prezenca dhe bashkėsia ndėrkombėtare mė gjerė kanė vijuar t’u theksojnė tė gjitha palėve nevojėn pėr t’u angazhuar plotėsisht nė institucionet demokratike tė vendit.

Klasa politike shqiptare ka rastin qė tė pėrqafojė njė stil tė freskėt politik pėr tė pėrballuar sfidat thelbėsore dhe pėr tė pėrmbushur aspiratat e qytetarėve tė saj. Kėto aspirata dhe vlerat qė ato mbartin janė edhe tė OSBE-sė dhe nė Shqipėri ka njė rol tė spikatur pėr tė luajtur nė avancimin e tyre, duke ofruar pėrkrahje dhe partneritet.

Gjithsesi, atmosfera e mosbesimit midis dy forcave politike kryesore njollosi mjedisin zgjedhor dhe vėshtirėsoi administrimin e gjithė procesit zgjedhor. Pas zgjedhjeve, udhėheqėsi historik i Partisė Demokratike dhe kryeministri i atėhershėm, Sali Berisha, pranoi humbjen dhe dha dorėheqjen si kryetar partie, duke u hapur kėsisoj rrugė zgjedhjeve pėr njė kryetar tė ri partie, tė cilat u fituan nga Lulėzim Basha.

Qeveria e re, e udhėhequr nga kryeministri dhe kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama, nė koalicion me kryetarin e Kuvendit dhe kryetarin e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim Ilir Meta, shpalli synimin e saj pėr t’u pėrqendruar te zhvillimi dhe reformat e nevojshme pėr tė pėrmirėsuar situatėn politike, ekonomike dhe shoqėrore nė Shqipėri dhe pėr tė arritur pėrparim tė mėtejshėm nė integrimin evropian tė Shqipėrisė. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter




HermesNews - ©2013