31/10/2013 08:29:50
MUSCULAR: Google dhe Yahoo nėn kontrollin amerikan
Washington Post citon Edward Snowden pėr programet e marrjes sė tė dhėnave prej fibrave optike tė pėrdorura nga gjigantėt e internetit
WASHINGTON - Agjencia amerikane e sigurisė kombėtare, NSA ka pėrgjuar tė dhėnat e qindra milionė pėrdoruesve tė "Google" dhe "Yahoo!", mes tė cilėve edhe qytetarė amerikanė, njoftoi e pėrditshmja amerikane "Washington Post" nė faqen e saj tė internetit.
Programi i pagėzuar MUSCULAR dhe i operuar bashkarisht me institucionin homolog britanik tė NSA-sė, GCHQ, u lejon dy agjencive tė shėrbimeve sekrete marrjen e tė dhėnave prej fibrave optike tė pėrdorura nga gjigantėt e internetit, sipas dokumenteve tė cituara nga Washington Post tė marra prej ish-konsulentit tė NSA-sė, Edward Snowden.
Sipas sė pėrditshmes, e cila ka intervistuar edhe zyrtarėt e shėrbimeve sekrete, programi ėshtė njė degė sekrete e programit PRISM qė i lejon NSA-sė tė marrė tė dhėna pėrmes urdhėrave tė gjykatės nga kompanitė e teknologjisė sė lartė.
Sipas njė dokumenti tė publikuar nga e pėrditshmja mė 30 janar 2013, rreth 181 milionė elementė ishin mbledhur deri nė atė datė gjatė 30 ditėve paraardhėse, nga tė dhėnat e postės elektronike deri tek dokumentet me tekst, ato audio dhe ato video. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter
HermesNews - ©2013