Video

29/10/2013 15:25:13

Jam ba tironas, por...

Intervistė me aktorin Sulejman Dibra






TIRANE - E kush nuk e kujton “Kasketėn” nė filmin Shqiptarė “Operacion Zjarri” kudo qė e shohim nė rrugė e njohim me atė emėr, e jo me kot ėshtė roli mė I preferuar qė ka luajtur I aktorit tė madh tė Teatrit Kombėtar Sylejman Dibra. Aktori I me shume se 40 roleve nė kinematografi dhe teater, Drejtor pėr 20 vite I Teatrit Kombėtar, Estradės, dhe cirkut tė Tiranės.
Sylejman Dibra ka lindur ne Shkoder. Nė vitin 1963, mbaron liceun artistic Jordan Misja, e ne vitin 1967 diplomohet nė Akademia e Arteve t tė Bukura, dega aktrim.Pėr her te pare ngjitet nė skenė nė vitin 1955, e nė 1967 punon si actor profesionist ne Teatrin Migjeni, ku interpretoi nė dramat,” Njerėz tė ditėve tona”, “ Skenderbeu”, “Lagjia e varfer”, “Galeria” e shumė tė tjerė. Nė vitin 1969 punon nė Teatrin Kombetarė, ku rolet me te spikatura janė, Arturo wi, Borofski, te “ Pėr ata qė janė nė detė”, Stefani te “Studentja e vitit tė fundit” etj. Nė kinematografi ka luajtur nė rreth 30 filma te njohur, disa prej tyre janė, “ Njesit gueril” “Operacion Zjarri” “Prita” “ Balada e Kurbinit” “ Tinguj Lufte”, Njerez dhe fate” e shume te tjere. Edhe pse ėshtė larguar nga qyteti I tij I lindjes nė moshe shume te re ai shprehet me shume mall dhe dashuri per Shkodren, kėtė e kuptojme menjeher sapo I propozuam per te dhėnė intervistė pėr Revisten tone.

Si ka filluar karriera jote artistike ?

Nė rallė te pare ėshtė kėnaqesi qė jap kėtė intervistė, kam dhėnė shumė intervista, por kjo ėshtė e para qė jap pėr qytetin tim tė dashur Shkodren. Karriera ime ka filluar nė Teatrin Migjeni ku mė bėri tė jem ky qė jam sot. Fillesat e para I kam qė nė moshe 9 vjecare nė shtepinė pioneri, ky pata fatin tė kem profesor tė mirėnjohurin Tonin Arapi. Nė fakt une fillova si punėtorė skene, ku mė moren Oso Sallata dhe Maliq Sejdini, nė moshe tė vogel, mbaj mend qė njė ditė erdhi Kadri Roshi me njė actor tjetėr, pėr tė marrė talenta tė rinj, ku me futen ne prove dhe e fitova ne Shkoder, me pas e provova edhe ne Tirane dhe cuditerisht e fitova dhe aty, e keshtu fillova shkollen e aktrimit, pėr tete vjet pa shkėeputje..

Cili ishte roli yt I parė, si u ndjeve nė atė rol ?

Roli I parė ka qenė Borofski, impresionet ishin tė mėdha, jo pėr mua por pėr tė gjithė ata qė dalin pėr herė tė parė nė skene, aq mė tepėr me njė rol kryesor, emucionet ishin te jashtėzakonshme, por qė me kanė shoqeruar nė cdo rol. Kam luajtur pėrkrah aktoreve tė mėdhej ku detyrimisht tė bėjnė tė ndjehesh me fat kur ndodhesh mes tyre, kėnaqesia me e madhe ka qenė kur kam luajtur Arturo wi.

Arturo wi, do ta veēonit si rolin me te mire ?

Padiskutim qė po, kushdo qė mund ta luante keshtu do thoshte, ishte roli I Kadri Roshit, por ai per arsyet e tij nuk e luajti, dhe me mbeti mua, dhe une e veēoj si mė tė mirin nga rolet e mia

Si kaluat nga Teatri Migjeni nė Teatrin Kombetarė, ishte njė dėshire e jotja, apo tė emėruan ?

Ka qenė shumė e veshtirė, sepse kishte shumė aktorė tė mėdhej, Kadri Roshi, Naim Frasheri, Ndrek Luca, Sander Prosi,etj, ishin aktore tė kalibrit, ku para tyre detyrimisht stepeshe, ata nuk donin, por nė atė kohė ishte urdhėri I partisė mbi tė gjithė.

Cili ėshtė dallimi qė bėni mes tė luajturi nė film, me atė nė teatėr ?

Ka disa ndryshime, teatri mė jep gjithmonė emocione, se je perpara publikut direkt, ndersa filmi I ka emocionet mė tė shpėrndara, dhe nuk ke mundėsi ti ndryshosh, ndryshe nga skena qė ke mundėsi ta luash me mirė herėn tjetėr.

Po roli mė I preferuar nė kinematografi ?

Kasketa, ai ėshtė personazhi qė mė ka bėrė tė njohur te publiku, kur mė shohin nė rrugė tė gjithė thonė po kalon kasketa po kalon kasketa, kėnaqesh kur I dėgjon spse nėpėrmjet filmave te mban mend publiku.

Kemi vėnė re se ke luajtur shumė role me karakter negativ, ėshtė njė dėshirė e jotja apo zgjedhje e regjizorėve ?

Une si artist shoh karakterin dhe jam I detyruar ta bėj, por kjo sdo tė thotė se jam negativ nė shpirt, gjithmonė aktori profesionist duhet tė sillet sipas roleve qė ka.

Tė njohim edhe si regjizor, c’mund tė na thuash pėr kėtė eksperiencė ?

Kam vėnė nė skenė “Doktori Pianec” “Gershetat”, “Koha e Komisareve”, tė bashkėrenditura midis teatrit dhe klasės punėtore tė asaj periudhe. Shfaqjen qė pati mė shumė sukses “Doktori Pianec, e kam vėnė nė skenė me gjithė aktorėt e Teatrit Kombetare, pėr mua ishte njė arritje e madhe.

Mė lejo tė shkėputemi pak nga profesioni, pėr tu ndalur te jeta private. Pianistja e njohur Anita Tartari ėshtė bashkėshortja juaj, si u njohe me tė ?

Studionim tė dy nė Akademinė e Arteve tė Bukura, ajo pėr kanto, e une pėr aktrim, aty u njohėm, dashuria jonė lulėzoi, dhe mė pas u kurorezua.

Me sa kuptohet jeni nje familje artistėsh ?

Sigurisht qė po, pasi edhe dy fėmijėt tanė janė artistė, djali ėshtė regjizor dhe vajza pianiste.

Pas njė shkėputje kaq tė gjatė nga vendlindja juaj, vazhdoni tė jeni I lidhur me Shkodren ?

Shkoder Locja ėshtė njė jetė, une jam ba Tironas, por me shpirtė e zemėr kam mbete Shkodranė aty kam kujtimet ma tė bukura tė fėmijėrisė time, une shkoj shpesh nė Shkoder e I Takoj gjithė shokėt e koleget e mi, e pėrsėri dashuria e malli mbeten te pa shterrur pėr Shkodren time te dashtun, pėr Shkodren e kultures tė tė gjitha kohrave.

Dhe sė fundi, keni nje projekt tė ri aktualisht ndonjė rol apo dicka tjetėr ?

Kam shkruar njė liber pėr estraden e Tiranes dhe pres ta botoj sė shpejti, ku kam shprehur marrdhėniet e mia me kolegėt dhe punonjėsit e teatrit ndėr vite, por kam dhe role tė shkurtra, pasi dhe mosha nuk ma lejon tė luaj role kryesore. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter



Teuta Taramani