Video

28/10/2013 14:56:37

Gjykata Administrative ēel dyert mė datė 4 Nėntor

Gjykata Administrative do tė jetė njė institucion qė do tė zgjidhė nė mėnyrė administrative ēėshtjet mes personave fizikė dhe juridikė






TIRANE - Nė datėn 4 Nėntor 2013 do tė nisė nga puna Gjykata Administrative. Kjo u bė e ditur sot, nė mbledhjen e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Presidenti Bujar Nishani, gjate drejtimit te mbledhjes se KLD, e konsideroi shumė tė rėndėsishme funksionimin e Gjykatės Administrative. "Duke qenė qė Gjykata Administrative ėshtė fondamentale dhe e rėndėsishme pėr jetėn e qytetarėve do desha qė sot tu drejtohem qytetarėve: Nė datėn 4 nėntor nis funksionimi i Gjykatės Administrative. Qytetarėve shqiptarė u vihet nė dispozicion ky shėrbim kaq i pritur", tha Nishani. Ministri i Drejtesise Nasip Naco shprehu angazhimin e dikasterit te tij pėr mbarėvajtjen e punes se Gjykates Administrative. Ministri Naco shprehu gjithashtu nevojen per plotesimin e vendeve vakante ne Gjykaten Administrative.

Kėshilli Lartė i Drejtėsisė zyrtarizoi anėtarin mė tė ri tė tij, Sokol Ēomon, i cili bėri dhe betimin e tij. Ēomo u zotua pėr gatishmėrinė e tij pėr tė kontribuar nė sistemin e drejtėsisė dhe nė KLD, duke u angazhuar pėr veprimtari nė pėrputhje me kodin etik dhe moral. Sokol Ēomo zėvendėsoi Neshat Fanėn nė KLD, pas pėrfundimit tė mandatit pesė vjeēar tė kėtij tė fundit. Po ashtu, KLD mori vendimin pėr emėrimin e Arjan Balliun si anėtar tė Gjykatės sė Apelit.

HermesNews-©2013