Video

27/10/2013 14:12:05

Arrestohen 15 gra saudite

Ngasin makinen kunder ligjit arab ndaj grave





ARABIA SAUDITE- Te pakten 15 eshte numri i grave te gjobitura ne Arabine Saudite pasi dje kane ngare makinen si shenje proteste te organizuar kunder ligjit te vendit. Lajmi behet i ditur nga policia. Vetem nje grup i vogel grash kane hipur ne makine duke marre timonin ne dore, si vazhdim i fushates se bere me 26 tetor. Grate bejne te ditur se edhe pas kesaj, protesta do te vazhdoje derisa te behet e njohur zyrtarisht e drejta per te drejtuar makinen edhe per grate.

“Gjashte gra jane ndaluar ne Riad nga policia, te cilat jane gjobitur me 300 riyale saudite”, ka thene kolonel Fawaz Al-Miman, zedhenes i policise se kryeqytetit saudite. Nga ana tjeter, cdo grua duhet qe te kete nje drejtues mashkull, duke firmosur nje shkrim qe kerkon respektimin e rregullave ne mbreterine saudite.

Policia ka marre ne pyetje edhe dy gra ne qytetin Gedda, sipas zedhenesit. Gjashte gra te tjera jane ndaluar ne nje province lindore, ndersa dy te tjera ne rajone te tjera te Arabise Saudite.

Edison Myrteza