Video
26/10/2013 06:49:53
Termeti 7.6 balle godet Japonine
Alarm i verdhe dhe rrezik per cunami
JAPONI- Nje termet me magnitude 7.6 balle sipas shkalles Rihter, ka goditur brigjet japoneze 325 kilometra larg bregut te Fukushimes. Shume e ulet eshte epiqendra e termetit, vetem 10 kilometra ne thellesi te tokes, duke shkaktuar rrezik per cunami. Autoritetet kane leshuar alarmin e verdhe per nje cunami te mundshem.
Agjencia Metereologjike Japoneze, deklaron se alarmi i verdhe eshte me i ulet se ai i meparshme dhe leshohet vetem kur vala e goditjes eshte me e ulet se vala jo normale. Vala e cunamit mendohet te jete me e ulet se ajo e 11 marsit te dy viteve me pare, duke shkatuar shume viktima dhe deme te medha ne centralin atomik te Fukushimes.