Video

24/10/2013 10:17:27

Atentat pronarėve tė kazinosė nė Tiranė

Dy kushėrinjtė Doēi u plagosėn dje dhe u u transportuan menjėherė nė spital: aktualisht janė nė gjėndje tė rėndė






TIRANĖ - Njė ngjarje e rėndė ka ndodhur mbrėmjen e djeshme nė Tiranė, ku dy persona janė bėrė preh e njė atentati nė zonėn pranė kryqėzimit tek Komuna e Parisit.

Sipas burimeve nė Policinė e Tiranės, mėsohet se ngjarja ka ndodhur rreth orės 22:30, kur dy kushėrinjtė Ali dhe Ervis Doēi, pronarė tė njė kazinoje nė Tiranė, u plagosėn rėndė nė njė pritė tė organizuar nga dy persona tė hipur nė motor, kur tė rinjtė ishin duke udhėtuar me makinėn e tyre tip BMW X5 me targa AA 777 FH, me ngjyrė tė zezė.

Kanė mjaftuar disa sekonda qėndrim nė semaforin e kryqėzimit para stadiumit "Selman Stėrmasi” dhe sapo makina ėshtė nisur nė zonė janė dėgjuar tre tė shtėna me armė zjarri.

Burime tė Policisė bėjnė tė ditur se pėr pasojė tė dy kushėrinjtė Doēi kanė mbetur tė plagosur dhe janė transportuar menjėherė nė spital, nga ku bėhet e ditur se Ervis Doēi ka humbur jetėn rreth orės 02.00 tė mėngjesit, ndėrsa mbetet e rėndė gjendja shėndetėsore e kushėririt tjetėr, Ali Doēi.

Ndėrkohė, dy autorėt e krimit janė larguar me shpejtėsi me motoēikletėn, duke hyrė nė rrugicat e zonės. Nė vendngjarje policia ka gjetur 3 gėzhoja pistolete, ndėrkohė qė pėr tė mėsuar mė shumė rreth identitetit dhe karakteristikave tė autorėve, janė shoqėruar nė policinė e Tiranės disa persona, tė cilėt janė marrė nė pyetje gjatė mbrėmjes sė djeshme dhe mė pas janė lėnė sėrish tė lirė.

Pėr arrestimin e autorėve tė krimit, policia e Tiranės ka ngritur me shpejtėsi disa postblloqe policore nė zonėn, afėr vendit tė krimit, por deri tani askush nuk ėshtė arrestuar.

Sipas burimeve tė policisė, ngjarja nė fjalė mund tė ketė ndodhur si hakmarrje pėr njė krim tė ndodhur nė vitin 2009 nė Tiranė dhe tashmė kjo dosje ėshtė hapur nga policia e Tiranės pėr tė mėsuar rreth konflikteve tė kushėrinjve Ali dhe Ervis Doēi. Ditėn e djeshme nė vendngjarje ka shkuar dhe njė prokuror i Tiranės, i cili ka asistuar nė marrjen e provave material nė vendin e ngjarjes. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013