Video

23/10/2013 20:44:01

Me dy miq tė aventurės

nga Gjergj Marku






MIRDITE - Andreas Hemming, etnograf dhe studiues gjerman, e kam mik prej kohesh. Kemi patur bashkepunim te frytshem ne fushen e kulturės. Ai ka ndjekur disa aktivitete kėtu e 5 vite tė shkuara, si guida, shtegtime, kemi hapur ekspozitė fotografike dhe promovuar disa punime tė tija interesante pėr Mirditėn e mė gjerė.

Tashmė ai punon nė Gjermani, por nė ekspeditat turistike, vazhdon tė mos i ndahet Shqipėrisė. Ka mėsuar gjuhėn shqipe pėr mrekulli, dhe dėshira e tij e madhe tė jetė nė vendin e shqipeve periodikisht, e sidomos nė Mirditė ku ka miq tė shumtė. Ėshtė natyrė gazmore dhe i pelqen cdo gjė shqiptare.
Prsh, kur unė ulem tė pij kafe me tė, ia di shijen, dhe i porosis gjithnnjė birrė Tirana. Kur kamarieri mė thotė “tė madhe a tė vogėl”, i them a mundet me i shku kėtij shtatlarti birra e vogėl. Andrea qesh, dhe cdo gjė kuptohet mė pastaj!

Sa herė vjen nga Gjermania nė tour-et nėpėr Shqipėri, nuk harron tė mė sajdisė me ndonjė libėr a produkt tė tij studimor. Dhe kėsaj rradhe mė ka dhuruar librin studimor “ALBANIA. Family, Society and culture in the 20th Century”, njė pėr mua, por pa harruar dhe bibliotekėn publike.

Kėsaj radhe bashkė me tė ishte dhe Karin Kempe, njė gjermane tipike, e shkathėt dhė tėrė sharm nė bisedė me tė. Qė nga viti 2010 vjen rregullisht dy a tri javė nė Shqipėri, duke i rėnė nga Jugu nė Veri. Ajo ecėn me grupet turistike, por mė sė shumti vetėm. I pėlqen tė hulumtojė vetėm. Herė me autobusė, herė me autostop, por mė sė shumti duke u rrah kėmbėve. Prsh, sonte vinte nga Laci.

Deri nė Rubik (rreth 20 km) i kishte bėrė nė kėmbė. Mė thotė se 13 km i bėj cdo ditė nė kėmbė. Kur e pyes se ku fle nė darkė, mė thotė, nėpėr shtėpitė e njerėzve, shkoj trokas dhe ata mė ftojnė brenda, pastaj kaloj natėn aty. I pėlqen shumė natyra shqiptare, doket, zakonet, dhe sidomos mikpritja, gjaku i ėmbėl.

Pak a shumė mė kujton Gjermaninė Lindore tė dikurshme, ku njerėzit e ruajnė afrimitetin dhe ju nuk e keni humbur kėtė virtyt tė bukur.
Ja si shėnon nė njė fotografi: “Nga 5 deri 25 tetor perseri rruges me cante shpine, me kembe e autostop, per te vizituar Shqiperia sa e bukur... Ne shihemi ndoshta atje? Gezohem..”

Pastaj nė njė foto tjetėr ka shėnuar “Me kėnaqėsi kujtohem pėr udhėtimin tim nė mars2010. Isha rrugės pėr katėr javė me kėmbė dhe ēantė shpine rrotull Shqipėrisė Jugore. Tani dhe kėtu dua tė falėnderohem pėr shumė bisedė tė mira dhe pėr mikpritjen tė madhe gjithandej nė Shqipėri.

Njerėzit ishin gjithmonė shumė mirė me mua, po ata mė kanė dhėnė bukė, pije dhe njė krevat pėr njė natė ose mė shumė, disa dhurata (si pėr shembull libra, rroba tė ngrohte etj.), edhe njė shesh nė veturėn, kur ishte pėrsėri ēantė shpine tepėr rėndė ose rrugėn tepėr vėshtirė pėr mė mua. Faleminderit shumė ! — nė Benja Permet, Südalbanien, im März 2010.

Natyra e bukur shqiptare e qetėson dhe ajo i kushton skica pafund me laps, stilolaps e mjete tė thjeshta. Se c’mė kujton njė natyrė vangogiane tepėr tė vecantė. Ja si shėnon nė njė moment: “Sa dua tė jem larg, larg mėrzitjes pa kufi... Sonte dua te kėndoj pėr ju, ju qė s’njihni veē qetėsi. Kėnga ime ngjitet lart, atje lart nė qiellin blu. Ju o yje mė dėgjoni, kėnga ime ėshtė pėr ju...”

Rrallė kam parė grua tė huaj mė shumė tė dashuruar me Shqipėrinė, ndaj i them se mė dukesh si Edith Durham teksa penelonte gjithandej bukurinė e natyrės shqiptare, por dhe bukurinė shpirtėrore tė kėtij populli tė mrekullueshėm ballkanas. Ajo vec pohon me shumė mirėsi.

Mosha…! Po mosha nuk pyetet, mė thotė Albana, qė i ėshtė shtruar muhabetit me gjermankėn e “aventurave tė rralla” nėpėr vise tė tilla malore si Shqipėria. Dhe unė nuk e pyes, por ama marr vesh qė ajo ėshtė gjyshe, ka tre djem, dy prej tė cilėve tė martuar, me dy nipce! Kaq mjafton! Si tė lėnė djemtė tė bredhėsh gjithandej malėsive tė Europės?!, e pyes me kėrshėrinė tipike shqiptare, ndėrsa ajo mė pėrgjigjet, thjeshtė mė thonė “po ikėn mamaja jonė e cmendur”!

Kur mėsoj se nė Gjermani pos pikturės merret si trajnuese me kuaj, nuk e kam tė vėshtirė tė kuptoj pėr kėtė aventuriere tė kėndshme gjermane!
Nuk e di se ku do e zerė nata e ditės sė nesėrme, sepse dhe vetė ajo nuk e di! Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013