Video

23/10/2013 19:25:23

Burgim i pėrjetshėm pėr Aldo Hoxhėn

Nė Gjykatėn e Tiranės u zhvillua sot seanca gjyqėsore ndaj 20-vjeēarit Aldo Hoxha






TIRANĖ - Prokuroria kėrkon burg tė pėrjetshėm pėr Aldo Hoxhėn, tė akuzuarin pėr vrasjen me thikė tė shtetases Fatbardha Tafa, nė 7 gusht tė vitit tė kaluar, nė tentativė pėr t’i vjedhur asaj varėsen e floririt qė kishte nė qafė.

Nė Gjykatėn e Tiranės u zhvillua sot seanca gjyqėsore ndaj 20-vjeēarit Aldo Hoxha, ku Prokurori Endrit Bimi lexoi pretencėn, duke rindėrtuar tė gjithė mekanizmin e ngjarjes. Sipas prokurorisė, ekzistojnė tė gjitha provat qė 20-vjeēari tė shpallet fajtor pėr vrasje dhe tė dėnohet me burg pėrjetė.

Sipas organit tė akuzės, Aldo Hoxha kishte shenja nė trup, pasi fėmijėt qė e shoqėronin viktimėn nė momentin e ngjarjes, e goditėn me patina, nė pėrpjekje pėr tė mbrojtur nėnėn e tyre. Njė nga provat kryesore sipas Prokurorisė ėshtė dhe fija e flokut qė ėshtė gjetur nė kapelen, tė cilėn fėmijėt e viktimės e kanė dorėzuar nė polici pas krimit. Prokuroria nėnvizon se, Hoxha tentoi t’i fshihej policisė, pasi nė momentin e arrestimit ai u gjet poshtė krevatit nė shtėpinė e dajės sė tij.

Nga ana tjetėr, pala mbrojtėse mohon akuzat me pretendimin se, i pandehuri nuk ka qenė nė vendin e ngjarjes, nė kohėn qė ėshtė kryer vrasja.

Mbi Aldo Hoxhėn rėndojnė akuzat e “vjedhjes me pasojė vdekjen” nė dėm tė Fatbardha Tafa dhe “plagosjes sė lehtė me dashje”, nė dėm tė Lumturie Gjanės, motrės sė viktimės Fatbardha Tafa. Seanca e radhės do tė zhvillohet mė datėn 6 nėntor.

Dy motrat, Fatbardha Tafa, 38 vjeēe dhe Lumturie Gjana kishin dalė pėr tė bėrė xhiron e mbrėmjes nė shėtitoren pranė ish- fushės sė Aviacionit, kur janė bėrė pre e grabitjes nga dy tė rinj, tė cilėt lėviznin me motoēikletė. Katėr ditė pas vrasjes Aldo Hoxha u arrestua. 20 vjeēari nuk e pranon vrasjen. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter




HermesNews - ©2013