Video

22/10/2013 14:57:06

Alexander Arvizu vizite ne Vlore

Takohet me kryetarin e bashkise Shpetim Gjika





VLORE- Ambasadori i SHBA-sė nė Tiranė, Aleksandėr Arvizu, zhvilloi njė takim me kryetarin e bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika. Gjatė kėtij takimi, qė u zhvillua nė mjediset e Bashkisė sė qytetit bregdetar, bashkėbiseduesit ndanė momente nga mbresat nė takimet e zhvilluara gjatė kėtyre viteve, si edhe shkėmbyen mendime pėr zhvillimet politike, ekonomike e shoqėrore nė Shqipėri.

Gjika e falenderoi diplomatin amerikan, pėr gjestin e tij, qė ashtu siē kishte premtuar, do tė zhvillonte njė vizitė nė Vlorė, pėrpara largimit. Ai e falenderoi diplomatin amerikan pėr ndihmėn e tij tė pakursyer ndaj Vlorės, gjatė viteve qė ka qenė nė Shqipėri dhe pėrmes tij edhe Presidentin, Barack Obama dhe Qeverinė e SHBA, pėr ndihmėn ndaj Shqipėrisė.

"Kontributi juaj pėr Shqipėrinė dhe pėr Vlorėn, do tė mbahen mend gjatė", theksoi Gjika. Duke iu drejtuar bashkėbiseduesit, ai theksoi se, "nė ēfarėdo lloj kohe dhe momenti, ju do tė gjeni nė Vlorė, njerėz qė ju respektojnė, ju ēmojnė dhe ju duan dhe mes kėtyre, bėj pjesė edhe unė". "Mbetesh njė mik i qytetit tim, i bashkėqytetarėve tė mi", u shpreh Gjika. Sipas tij, pėrherė nė Vlorė, Ambasadori Arvizu do tė jetė i respektuar dhe i vlerėsuar.

Gjika e cilėsoi tepėr emocionues kėtė takim, nė prag tė pėrfundimit tė mandatit tė Ambasadorit Arvizu, ndėrkohė qė solli nė vėmendje faktin tepėr simbolik, qė vizitėn e parė, pas Tiranės, ai e ka zhvilluar nė Vlorė, ēka e bėn edhe mė domethėnėse kėtė vizitė tė tij,nė qytetin bregdetar.

Nga ana e tij, Ambasadori Aleksandėr Arvizu, e cilėsoi tepėr trishtues faktin qė pas njė qėndrimi 3 vjeēar nė Shqipėri, ai do tė duhet tė ndahet nga kėta njerėz. Arvizu falenderoi Gjikėn pėr takimin qė rezezervoi pėr tė, ndėrkohė qė theksoi se puna nė Shqipėri ka qenė njė pėrvojė e vyer.

Ai falenderoi kryebashkiakun Gjika, pėr mbėshtetjen nė kryerjen me sukses tė misionit tė tij, si dhe pėr Kėndin Amerikan tė Librit, qė funksionon nė Bibliotekėn Publike tė Vlorės. Arvizu, vuri nė dukje faktin qė nė Vlorė punojnė pjesėtarė tė Misionit tė Paqes.

HermesNews-©2013