Video

21/10/2013 17:52:18

Sequi 'Te merren masa per mjedisin'

Prezantohet Konsolidimi i sistemit tė monitorimit mjedisor





TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Evropian nė Tiranė, Ettore Sequi, shprehu sot bindjen se qeveria do tė marrė politikat e duhura nė drejtim tė mbrojtjes sė mjedisit, ndėrsa vlerėsoi se tė dhėnat mjedisore janė tė rėndėsishme nė kėtė drejtim. "Pa tė dhėna nuk mund tė ketė progres dhe ne nuk mund tė negociojmė realitetin, por vetėm mund tė korrigjojnė", tha Sequi nė tryezėn pėr prezantimin e raportit "Konsolidimi i sistemit tė monitorimit mjedisor",

Duke vėnė nė dukje standardet mjedisore evropiane, Sequi tha se "tė jesh pjesė e BE ka detyrime, por sjell dhe tė mira pėr qytetarėt". "Shtetet anėtarė tė BE janė nė gjendje tė shkėmbejnė informacionin dhe ėshtė e njėjta gjė edhe pėr Shqipėrinė. Mbrojtja e mjedisit ėshtė pėrgjegjėsi e pėrbashkėt, sepse ndotja nuk njeh kufij", nėnvizoi Sequi.

Sequi tha se nė 7 vitet e fundit, BE ka financuar 140 milionė euro pėr ēėshtjet mjedisore nė Shqipėri. "BE do qė Shqipėria tė jetė njė vend mė i mirė pėr shqiptarėt dhe ky ėshtė projekti qė po prezantojmė sot", tha Sequi. Nga ana e tij, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, theksoi se pėr qeverinė mjedisi ėshtė prioritet, ndėrsa iu referuar edhe vendimeve tė fundit, tė marra pak ditė mė parė gjatė mbledhjes sė Kėshillit Kombėtar tė Territorit, lidhur me ndėrtimet e paligjshme nė zonat e mbrojtura natyrore.

Njė nga objektivat e projektit CEMSA, qė u prezantua nė tryezė, ishte zgjerimi i sistemit tė monitorimit tė mjedisit pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė dhe besueshmėrinė e tė dhėnave mjedisore. Njė tjetėr objektiv ishte dhe konsolidimi i kapaciteteve nė institucionet monitoruese shqiptare.

HermesNews-©2013