Video

19/10/2013 16:50:08

Alfred Milot Mirashi, sfida ''e artė'' pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė

Vitin tjetėr me ekspozitė vetjake nė Pekin


























KINE - Pjesmarrės nė aktivitete tė ndryshme ndėrkombėtare dhe fitues i disa cmimeve. Alfred Milot Mirashi, ėshtė i vetmi artist shqiptar qė merr pjesė nė ekspozitėn kombėtare “Leonardo da Vinci qė po zhvillohet prej disa ditėsh nė Jinan, tė Kinės. Njė mundėsi tepėr e madhe pėr tė qė tė jetė pjesė e kėtij evenimenti nė Kinė. Viti tjetėr sipas Alfredit, do tė mund ta gjejė veten tepėr tė impenjuar nė njėrin mga muzeumet mė tė mira tė Pekinit. Ekskluzivisht pėr HermesNeės, Alfred Milot Mirashi, rrėfen gjithcka po sheh dhe pėrjeton vetė kėtu nė Kinė si pjestar i rrallė nga Shqipėria.

Je shqiptari i vetėm pjesmarrės nė kėtė ekspozitė ndėrkombėtare? Si ndihesh nga ky privilegj?
Shumė i lumtur. Tė jesh pjesė e njė evenimenti tė tillė jo cdokush e ka mundėsinė dhe mbi tė gjitha shqiptarėt tė cilėt nuk janė shumė tė njohur pėr botėn nė artin pamor. Unė kam qenė edhe mė parė pjesė e shumė aktiviteteve tė mėdha, por ky i tanishmi ėshtė shumė mė i madh nga pėrmasat dhe mundėsi tepėr e madhe pėr t’u prezantuar.

Si u bė e mundur pjesmarrja nė kėtė eveniment ndėrkombėtar?
Ka qenė ftesa personale e bėrė nga miku dhe artisti Vincenso Sanfo, i cili bėri tė mundur sjelljen e portretit tė Leonardo da Vincit nė Kinė sė bashku me shumė punime tė tjera tė artistėve tė famshėm botėrorė. Ai eshte kritik arti dhe presidenti i Institutit Italian te Kultures ne Torino. Njihem me tė prej vitesh dhe mė kėrkoi qė nė ekspozitė tė paraqes disa prej punimeve tė mia mė tė mira, pasi edhe lloji i aktivitetit ishte ndėrkombėtar. Unė zgjodha pikėrisht kėto dy vepra. Kėtu ndikoi goxha edhe fitorja e medaljes sė artė nė Londėr. Falė tij, tashmė ndodhem kėtu.

























Cilat janė veprat artistike me tė cilat je prezantuar nė ekspozitė?
Janė dy prej veprave tė mia mė tė mira. Ėshtė fakt i njohur qė nė pjesėn mė tė madhe tė pikturave apo veprave tė mia, objekti kryesor ėshtė celėsi. Pikturat quhen “Kėnd Mesdhetar”. Edhe kėtu pėrvec pikturave tė hedhura nė telajo, sėrisht celėsin e kam nė thuajse cdo pjesė tė tė dyja veprave.

Aktiviteti i ardhshėm mė i rėndėsishėm jashtė Italisė?
Puna ime vazhdon sapo unė mbėrrij nė Itali pas cdo vizite personale apo pune jashtė vendit. Ekspozita e tanishme kėtu nė Jinan po mė pėlqen jashtė mase. Kam menduar qė sė bashku me mikun tim dhe artistin Vincenso Sanfo, vitin e ardhshėm tė organizoj ekspozitėn time personale nė Muzeun e Artit Modern nė Pekin. Kjo do tė ishte jo vetėm njė ėndėrr pėr mua, por mundėsi tepėr e madhe pėr tė ardhmen time si artist.

Njė pyetje pak e vėshtirė mbase. Si duken muzeumet e Kinės nė krahasim me ato tė Italisė?
Italia ka art, kulturė, artistė tė pėrmasave botėrore dhe thuajse gjithcka pėr artin. Por ajo qė dua ta them, ėshtė se pavarėsisht kėtyrė qė sapo thashė, Kina ka mundėsi prezantimi dhe muzeume fantastike. Madje mund tė them se i ka shumė herė mė tė bukura dhe mė tė mira se ato nė Itali.

Unė tė uroj shumė suksese dhe shpresoj qė vitin tjetėr tė jeni nė Pekin pėr ekspozitėn vetjake sic e keni menduar.
Te falėnderoj shumė pėr intervistėn dhe mundėsinė qė mė dhatė. Shpresoj qė vitin tjetėr tė takohemi nė Pekin pėr tė treguar se arti nuk ka kufij dhe se arti na bashkon tė gjithėve. Faleminderit.

Intervistoi-Edison Myrteza