Video

18/10/2013 17:17:32

Gjigandėt e artit nė Kinė

Intervistė eksluzive pėr Hermesnews/ Flet historiani i artit Nicola Barbatelli: suksesi dhe vėshtirėsitė pėr artistėt italianė


























KINE - Arti klasik dhe ai modern, janė bėrė njėsh pėr artistėt, kritikėt e artit dhe publikun e thjeshtė nė Jinan, kryeqytetin e provincės Shandong nė Kinė. 350 vepra tė artistėve tė famshėm ndėrkombėtarė duke pėrfshirė edhe njė artist shqiptar (Alfred Mirashin), si edhe vetė portretin origjinal tė Leonardo da Vincit, janė vėnė para artėdashėsve nė kryeqytetin e provincės. Nicola Barbatelli, historian arti dhe studiues prej shumė vitesh i ikonės Leonardoda Vinci, nė njė intervistė ekskluzive pėr HermesNews, tregon se publikimi i portretit origjinal tė artistit tė famshėm dhe veprave bashkė me tė, janė dėshirė e madhe pėr artin dhe mundėsi pėr vendasit nė Kinė . “Unė luftova fort pėr kėtė projek dhe ja ku e bėra realitet”.

Z. Nicola. Sot para publikut kinez shfaqet portreti origjinal i artistit Leonardo da Vinci dhe plot punime tė tjera. Ju jeni ai qė bėtė tė mundur ardhjen e portretit, sic u tha me shumė mund. Si u bė e mundur kjo ekspozitė ndėrkombėtare ?
Ka patur jo pak probleme. Madje mund tė them shumė vėshtirė si. Kur ua thashė kolegėve tė mi se cfarė po mendoja, pas kėrkesės sė mikut tim artist Vincenso Sanfo pėr ta publikuar portretin e Da Vincit dhe plot punime tė tjera nė Kinė, ata nuk po mė besonin. Bėra shumė takime me artistė tė famshėm italianė dhe mė nė fund vendosa qė portreti origjinal tė niset drejt kinės. Paraqitėm projektin, i cili pėr fat tė mirė u aprovua dhe mė nė fund, ja ku jemi nė kėtė ekspozitė ndėrkombėtare me kaq sukses.

Ju deklaroni se ky ėshtė portreti origjinal i Da Vincit. Nga e konfirmuat kėtė ?
Portreti ėshtė tepėr i vjetėr. Sic e shikoni ka edhe dėmtime, kjo mė tepėr pėr shkak tė kohės, e cila daton rreth 500 vjet mė parė, kohė kur edhe ka jetuar vetė artisti. Pėr tė bėrė konfirmimet zyrtare, janė mbledhur njė sėrė studiuesish tepėr tė zotė nė Itali por jo vetėm atje, tė cilėt kanė bėrė ekzaminime tepėr tė forta nė laboratorė . Pas njė pune goxha tė gjatė dhe jo pak tė vėshtirė, u arrit tė vėrtetohej se bėhej fjalė pėr portretin origjinal tė Da Vincit. Nga ekspertizat e shumta, ėshtė mė tepėr e besueshme vėrtetimi pėr gjetjen e “shenjave tė gishtave” tė autorit, cka tregon se bėhet fjalė pėr portretin origjinal tė tij.

A ka qenė e vėshtirė tė sillej ky portret qė nga Italia deri kėtu nė Kinė, ku sot po ekzpozohet para tė interesuarve ?
Ka qenė tepėr e vėshtirė. Kėtu nis qė nga mbajtja e portretit nė ambjent tė pastėr gjatė kohės sė qėndrimit nė Itali. Mė pas ėshtė vendosja nė kuadratin e duhur prej xhami, i cili ėshtė shumė profesional, sepse portreti ka njė moshė gati 500 vjecare dhe nuk mund tė vihet kuturu. Pėr ta sjellė deri nė Kinė, mė ėshtė dashur mua dhe shumė artistėve tė tjere si nga Italia dhe nga Kina, tė gjenim kompanitė mė tė mira pėr transportin e veprave tė artit. Pas kėsaj, u bė pėrgatitja e dokumentacionit pėrkatės, proces qė ka qenė shumė i vėshtirė. Gjithashtu, vendosja nė ambalazhin e duhur, dėrgimi me avion nga Italia drejt Kinės dhe deri nė ekspozimin qė po i bė het sot portretit para publikut.

Ka patur ndonjė problem nė Kinė pėr portretin dhe veprat e tjera para ekspozimit ?
Nuk ka patur asnjė problem. Falė ndihmės sė artistit dhe mikut tim Vincenso Sanfo, cdo gjė ka shkuar pėr mrekulli. Si nga qeveria kineze ashtu edhe kritikėt e artit kėtu nė Kinė, nuk ka patur asnjė problem. Madje kemi patur mbėshtetje maksimale pėr gjithcka. I falenderoj pa masė pėr kėtė mundė si dhe mbeshtjetje qė mė kanė dhėnė mua dhe tė tjerėve.

Cfarė do tė ndodhė me portretin pas pėrfundimit tė ekspozimit kėtu nė Kinė ?
Ka shumė pėr tė bėrė. Ka shumė plane. Ajo qė kemi menduar aktualisht, ėshtė qė pas pėrfundimit tė ekspozimit kėtu nė Jinan, portreti mund tė niset edhe nė Pekin, por kjo cėshtje ende po diskutohet. Dua qė portreti tė kthehet nė Itali, pasi prej gati 500 vjetėsh kohe ka shumė nevojė pėr restaurim dhe mirėmbajtje. Kjo do tė na ndihmojė tė gjithėve tė vazhdojmė studimet tona mbi Da Vincin, por edhe tė kujdesemi dhe ta restaurojmė atė duke e sjellė nė gjendjen mė tė mirė tė mundshme.

Ėshtė menduar nga ju qė portreti dhe vepra tė tjera tė ekspozohen dhe t’i paraqiten publikut nė Shqipėri, pasi edhe afėrsia ėshtė mundėsi e mirė pėr ju ?
Po. Pajtetėr qė ėshtė menduar. Falė bashkėpunimit me artistin dhe mikun tim shqiptar Alfred Milot Mirashi, i cili ėshtė gjithashtu pjesė e kėsaj ekspozite ndėrkombėtare, kemi menduar qė nė momentin kur gjithcka tė jetė gati dhe sapo tė kenė pėrfunduar restaurimi, pėrgatitja e dokumentacionit dhe tė gjitha hapat e duhura, pa asnjė mėdyshje dhe me kėnaqėsi tė madhe, portreti i Leonardo da Vincit dhe veprat e artistėve ndėrkombėtarė do tė paraqiten para publikut shqiptar. Falė edhe afėrsisė qė kemi mes dy vendeve, sjellja e tyre do tė jetė shumė mė e lehtė se deri kėtu nė Kinė.

Nė ekspozitė pėrvec portretit tė Da Vincit, ka edhe shumė punime tė tjera. Cfarė veprash janė dhe cfarė paraqesin ?
Pėrvec portretit origjinal tė Leonardo da Vincit, nė ekspozitė janė edhe 350 vepra tė tjera tė artistėve ndėrkombė tarė si Picasso, Dali, Tolouse, Loutrec, Paladino dhe shumė tė tjerė. Pėr herė tė parė nė njė ekspozitė tė tillė ndėrkombėtare, merr pjesė edhe artisti shqiptar Alfred Milot Mirashi me dy vepra tė tijat, tashmė tė njohura. Ekspozita ka punime tė cilatdatojnė para 500 vjetėsh nga artistėt qė sapo pėrmenda, por ka edhe punime bashkėkohore. Janė 200 vepra antike dhe shumė tė cmueshme, si dhe 150 vepra tė artistėve bashkėkohorė, duke pėrfshirė edhe dy veprat e artistit shqiptar. Njė lodhje shumė e madhe, por kėnaqėsi dhe sukses qė nuk e kisha pritur.
//HermesNews ©2013// Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

nga Pekini Edison Myrteza