Video

18/10/2013 12:15:23

Alarm i ekonomisė shqiptare: situata si nė vitin 1997

Probleme me mbledhjen e tė ardhurave tek doganat: Cani, administrata e doganave do tė ristrukturohet. Reagon opozita, ''po rrisni borxhin !''






TIRANE - Akti normativ pėr ndryshime nė buxhetin e shtetit pėr vitin 2013 ka ngjallur debate nė Komisionin parlamentar tė ekonomisė dhe financave, ku i pranishėm ėshtė ministri i financave, Shkėlqim Cani. Sipas tij situata e financave publike ėshtė e vėshtirė. "Deri nė fund tė vitit do tė mblidhen 38.8 miliardė lekė mė pak tė ardhura nga planifikimi nė fillim tė vitit. Rritja eknomike, parashikohet tė jetė pėr kėtė vit 1.3 %, nga 3 % qė parashikohej, ndėrsa borxhi publik do tė shkojė nė 69 %.

"Akti normativ vjen me ulje tė tė ardhurave, me rritje defiēiti dhe pėr pasojė edhe rritje borxhi. Buxheti reflekton njė situatė tė pakėndshme, shkurtohen me 38.8 miliardė lekė tė ardhurat e kėtij viti. Kemi mė pak se tė ardhurat nominale tė vitit 2010. Gjendja nė thesar ėshtė keq dhe 9 miliardė lekė nė pritje pėr t’u bėrė pagesat. Ftoj deputetėt e opozitės tė jenė pjesė e procesit, ėshtė njė borxh qė qeveria u ka bizneseve. Nuk ėshtė hera e parė qė jemi nė situatė tė tillė, edhe nė 1997 ishte njė situatė e vėshtirė", tha ministri Cani para deputetėve.

Ministri i Financave, performancėn e dobėt nė mbledhjen e tė ardhurave nė tatime e dogana ia faturoi performancės sė dobėt tė administratės, duke thėnė se pėr kėtė shkak administrata do tė ristrukturohet.

Por ndryshimet nė buxhet sollėn reagimin e deputetėve tė opozitės. Ish- zėvendėsministėr i Financave, deputet i Partisė Demokratike, Sherefedin Shehu, tha se vendimi pėr rritjen e borxhit publik nga ana e qeverisė do tė groposė vendin. "Nuk jeni transparent me ndryshimet qė sillni. Flisni pėr situatė tė vėshtirė, por po e groposni duke rritur borxhin", deklaroi Shehu.

Ai i kėrkoi ministrit Cani tabelat krahasuese pėr buxhetin. "Dua tė di ēfarė katrahure keni bėrė", iu drejtua Shehu ministrit Cani.

Me njė akt normativ, qė u botua nė fletoren zyrtare nė datė 9 tetor, qeveria bėri ndryshime tė buxhetit tė vitit 2013. Nė buxhetin pėr vitin 2013, tė ardhurat parashikohen nė 321 919 milionė lekė, shpenzimet 405 408 milionė lekė, ndėrsa defiēiti 83 489 milionė lekė.

Tė ardhurat pėr buxhetin e shtetit pėr vitin 2013 janė 252 113 milionė lekė, shpenzimet 335 602 milionė lekė, ndėrsa defiēiti 83 489 milionė lekė. Shpenzimet e buxhetit tė shtetit, sipas grupeve kryesore, llogariten shpenzimet korrente nė masėn 256 119 milionė lekė, shpenzimet kapitale 74 283 milionė lekė, fondi rezervė 2 000 milionė lekė, kontingjenca 800 milionė lekė, ndėrsa fondi pėr rritjen e pagave dhe pensioneve llogaritet 2 400 milionė lekė.

Nė muajin dhjetor tė vitit 2012, kur Kuvendi miratoi p/buxhetin pėr vitin 2013, niveli i tė ardhurave parashikohej rreth 360.7 miliardė lekėve, ose nė nivelin 25.2 % tė PBB, ndėrsa shpenzimet totale buxhetore pėr vitin 2013 parashikoheshin nė masėn 409 miliardė lekė ose 28.6 % e PBB-sė. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013